Rama: Gati skena e qëndisur e Festivalit Folklorik Kombëtar në Gjirokastër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festivali Folklorik Kombëtar 2023, nis sot në kalanë e qytetit të Gjirokastrës, në një skenë të hapur për të gjithë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video me pamje nga skena e këtij festivali, ku do të ngjiten 1200 artistë.

“Gati skena e qëndisur për të pritur 1200 artistët e Festivalit Folklorik Kombëtar që nis sot në Gjirokastër”, u shpreh Rama, teksa theksoi se hyrja është e lirë në të gjitha ditët e festivalit.

Për më shumë se një javë, Gjirokastra do të jetë qyteti më turistik dhe kulturor, i hapur për të gjithë grupmoshat për të mirëpritur çdo artdashës, vizitor në kalanë historike dhe përgjatë gjithë qytetit përmes aktiviteteve të shumta dhe muzikës së Festivalit Folklorik Kombëtar.

Në Gjirokastrën e bukur dhe turistike, artistë nga i gjithë vendi, diaspora e më gjerë do të performojnë përgjatë 8 netëve në këtë qytet.

Risia e këtij festivali do të jetë numri i madh i të rinjve që do të interpretojnë.

Të rinjtë do të emocionojnë me performancat e tyre në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër duke dëshmuar se sa brezat e rinj e duan dhe e përqafojnë muzikën folklorike

Të fundit

Trump ul kokën, Macron ngre zërin në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Presidenti Donald Trump priti sot presidentin francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë për bisedime, në një moment pasigurie...

“Fitorja ka një sekret!”/ Berisha: 11 maji, dita e funeralit politik të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në Syri Tv ka folur per zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha tha se një nga...

Refuzohen 5 mijë vota të diasporës, KQZ për numërimin e votave: Jemi brenda planifikimeve

Votat e diasporës, ato me kusht si dhe të atyre me nevoja të veçanta ende nuk kanë nisur të numërohen. Kjo po ndodh për...

“Edhe 27 mandate PD i ka shumë”, Klosi tregon objektivin e PS në 11 maj

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka folur dhe për objektivin e mazhorancës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa tha se rezultati i...

‘Politikanët kanë qenë të paprekshëm’ , Dashamir Shehi: SPAK po sjell drejtësi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi shprehu mbështetje për SPAK, duke e cilësuar atë si një element pozitiv në situatën aktuale të vendit. Ai theksoi se...

Lajme të tjera

Web TV