Serbia liron tre policët kosovarë, Orban merr meritat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar dje “pengmarrja” e gjatë e tre policëve kufitarë të Kosovës të cilët u arrestuan nga forcat serbe më datë 14 të këtij muaji. Ata do të ndiqen penalisht në liri dhe dje kanë shkuar pranë familjeve të tyre. Kryeministri hungarez Viktor Orban merr meritat si “negociator” me Vuçiçin për lirimin e tyre.

Tre zyrtarët policorë të Kosovës, të cilët u liruan nga autoritetet e Serbisë, arritën në Kosovë përmes vendkalimit kufitar në Merdare. Pasi kaluan kontrollin serb, ata hynë në makina të Policisë së Kosovës dhe u nisën drejt Prishtinës, pa u deklaruar për mediat që ishin të pranishme. Të arrestuar nga forcat serbe qysh më 14 qershor, ata u liruan paraditen e së hënës, konfirmoi avokati i tyre, Gradimir Nalliq, për Radion Evropa e Lirë. Drejtësia në Serbi i ngarkoi tre policët – Beqir Sefa, Mustafë Shemi dhe Rifat Zeka – me veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënim me burg deri në 12 vjet. Atyre iu shqiptua masa e paraburgimit më 16 qershor, por nuk ishte e qartë kohëzgjatja e saj. Nalliq tha se aktakuza kundër tyre është konfirmuar, por se ata do të mbrohen në liri. Gjykata e Lartë në Kralevë – qytet në pjesën qendrore të Serbisë, ku po mbaheshin tre policët – konfirmoi po ashtu ndërprerjen e masës së paraburgimit kundër tyre. Arrestimi i tre policëve nxiti reagime të shumta si në Kosovë, ashtu edhe te bashkësia ndërkombëtare, e cila kërkoi vazhdimisht lirimin e tyre. Qeveria e Kosovës pretendoi se ata janë arrestuar në territorin e saj, përkatësisht janë rrëmbyer, por në Serbi e mohuan këtë, duke thënë se policët kishin hyrë “thellë” në territorin e tyre.

Prishtina zyrtare: Agresioni serb duhet të mbahet përgjegjës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “ky rrëmbim konsiston me një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar”. “Agresioni serb duhet të mbahet përgjegjës”, tha ai, duke u shprehur i gëzuar për kthimin e policëve te familjet e tyre. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha mes tjerash se lirimi i policëve “nuk e liron Serbinë nga përgjegjësia për këtë akt flagrant të agresionit kundër Kosovës”. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se përndjekja e policëve nga Serbia do të vazhdojë në liri, “ndonëse lirimi i tyre sot është lajm i mirë”. “Konfirmimi i aktakuzës dhe lirimi në procedurë të rregullt është vazhdim i orvatjeve të Serbisë për të mbuluar agresionin policoro-ushtarak brenda territorit të Republikës së Kosovës”, tha Sveçla, duke përsëritur se policët “kanë qenë në detyrë zyrtare, brenda territorit të Republikës” kur janë arrestuar. “Ata duhet të lirohen pa kushte dhe Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për cenimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, tha Sveçla. Ai, po ashtu, tha se gjendja shëndetësore e policëve “është relativisht e mirë”. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se “kthimi i policëve të Kosovës në shtëpi është një lajm i vonuar, por gjithsesi shumë i mirë”. “…sepse, e para, i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim, dhe e dyta, rihap rrugën e deeskalimit e të dialogut”, shkroi Rama në Tëitter. Komisionari evropian për Zgjerim, Oliver Varhely, e përshëndeti gjithashtu lirimin e policëve.

Lexo edhe :  Makina merr para turmën në New Orleans, 10 të vdekur dhjetra tëplagosur

Orban: E vlerësojmë hapin e Vuçiçit

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili, javën e kaluar, bisedoi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për rastin e tre policëve, tha se ai e ka informuar se, në përputhje me kërkesën që i ka bërë, autoritetet serbe do t’i lirojnë tre policët e Kosovës. “Ne e vlerësojmë lart hapin e presidentit Vuçiq, i cili e ka marrë vendimin në një kohë të sfidave serioze. Ky vendim është dëshmi e pastër e bashkëpunimit strategjik mes shteteve tona dhe përkushtimit tonë të përbashkët për paqe dhe stabilitet në Ballkan”, tha Orban përmes një postimi në Tëitter. Në takimin e mbajtur më 20 qershor, Orban tha se iu lut Vuçiqit që t’i lirojë tre zyrtarët policorë, duke thënë se “armiqtë e Serbisë janë të etur për ta dëmtuar Serbinë”.

Të fundit

Ekspertët e sigurisë paralajmerojnë: NATO nuk eshtë gati për nje luftë

NATO nuk është gati për një luftë brutale në Arktik me Vladimir Putin, kanë paralajmëruar analistët. Pavarësisht stërvitjeve masive të...

Meloni me ‘mision sekret’ në SHBA: Do të takojë Trump, por nuk dihet pse

Mision sekret për Giorgia Melonin në SHBA. Kryeministrja italiane u nis drejt Shteteve të Bashkuara për të takuar presidentin e zgjedhur Donald Trump. Një takim...

SHBA, funerali shtetëror gjashtëditor i ish-presidentit Jimmy Carter

Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia. Jimmy Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Ceremonitë e transmetuara drejtpërdrejt...

“Në fillim jam trembur…”, Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij,...

Përfshihen nga flakët dy banesa në Pogradec

Dy banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 në Pogradec. Dy banesat janë përfshirë nga zjarri pasi mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV