“Me Bashën të gjithë e kemi prekur fundin”/ Nard Ndoka analizon qëllimet e “pista”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar ditën e sotme në një lidhje Skype në studion e Faxnews ishte ish-deputeti Nard Ndoka.

Gjatë intervistës Ndoka u ndal të analizonte situatën në të cilën ndodhet PD në këtë momente. Gjithashtu ai komentoi edhe rreth rikthimit të Bashës në skenën politike, ku edhe e quajti si një përpjekje të dështuar.

“Me shumë gjasa vula do të përfundojnë tek Hani, kandidati tjetër përballë Bashës, që ka një lloj reflektimi edhe nga ata që kanë mbetur për nostalgji porsa i takon vulës dhe simboleve të PD. Por që edhe ata tanimë janë ndërgjegjësuar se kush janë qëllimet e vërteta të pista të Lulzim Bashës. Për fatin e mirë është një numër i madh i deputetëve që janë distancuar nga ky shërbim i fundit që Basha po i bën Ramës.”- tha Ndoka.

Më tej ai komentoi edhe rreth zgjedhjeve të 14 majit, ku tha se përveç se nuk ishin të drejta, u manipuluan vazhdimisht nga mazhoranca dhe kryeministri Rama. Ndoka u ndal të komentonte edhe për zgjedhjet në Shkodër, ku tha se Rama përdori të gjithë pushtetin e tij politik për ta manipuluar rezultatin.

“Berisha arriti të triumfojë përball një pushteti që mund të them se ishte një nga më të fëlliqurit në këto 32 vite, mund të them se këto kanë qenë zgjedhjet më të pabarabarta në historinë e pluralizmit. Këto zgjedhje ishin të shoqëruara nga një skandal në tjetrin, nga një grup kriminal tek tjetri dhe po shihen rezultatet e tyre seri tani. Edi Rama nuk është një personazh që respekton rregullat e lojës, që beson në zgjedhjet e lira, dhe kjo është vënë re dukshëm. Ai do vetëm pushtetin me çdo kusht, si në Shkodër ku përdori gjithë pushtetin dhe intrigat për ta marrë këtë bashki.”- shtoi më tej ish-deputeti.   

Sakaq, Ndoka u ndal të analizonte edhe rikthimin e Berishës në arenën politike, ku në një krahasim me Bashën tha se diferenca mes tyre është si dita me natën.

Lexo edhe :  Zbardhet vendimi!/ Ja pse u rrëzua kërkesa e Sali Berishës për masën “detyrim paraqitje”

“Të them, drejtën unë kam kohë që e kërkojë këtë. Berisha duhet të heq dorë tani, nuk duhet te humbim kohën për vulën që ka peng Edi Rama. Edhe po ta marrim atë logo, çfarë bëri Lulzim Basha me atë logo, mori 6% të votave, turp për demokracinë dhe PD. Çfarë bëri Alibasha me logon… e uli me keq se Basha. Sakaq, zoti Berisha nuk ka mundur vetëm ta mbajë të bashkuar partinë si frymë, por ka arritur ta rrisë  e ta zgjerojë atë më tej. Këto zgjedhje të reja unë shoh një Berishë ndryshe nga herët e para, i çliruar nga interesat e ngushta personale. Mbështetja që i kanë bërë demokratët me rikthimin e tij Berishës është shumë e madhe. Ai arriti lë lartësohet dhe krijojë shpresë të rinjve dhe demokratëve. Ai është një politikan që ecën dhe është i kulturuar, këtë e them edhe për kandidatët e koalicionit që lanë një imapkt të madh zgjedhjet e 14 majit.”- përfundoi Ndoka.

Të fundit

Ekspertët e sigurisë paralajmerojnë: NATO nuk eshtë gati për nje luftë

NATO nuk është gati për një luftë brutale në Arktik me Vladimir Putin, kanë paralajmëruar analistët. Pavarësisht stërvitjeve masive të...

Meloni me ‘mision sekret’ në SHBA: Do të takojë Trump, por nuk dihet pse

Mision sekret për Giorgia Melonin në SHBA. Kryeministrja italiane u nis drejt Shteteve të Bashkuara për të takuar presidentin e zgjedhur Donald Trump. Një takim...

SHBA, funerali shtetëror gjashtëditor i ish-presidentit Jimmy Carter

Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia. Jimmy Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Ceremonitë e transmetuara drejtpërdrejt...

“Në fillim jam trembur…”, Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij,...

Përfshihen nga flakët dy banesa në Pogradec

Dy banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 në Pogradec. Dy banesat janë përfshirë nga zjarri pasi mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV