Liverpool ka rënë dakord me RB Leipzig për mesfushorin sulmues Dominik Szoboszlai.
Kapiteni i Hungarisë ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë euro në kontratën e tij, e cila është konfirmuar se do të paguhet nga Reds.
Eksperti për transferime, Fabrizio Romano, ka raportuar se Liverpool do të paguajë klauzolën e plotë të lirimit prej 70 milionë euro për të nënshkruar me hungarezin, ndërsa edhe me lojtarin për kushtet personale të rënë dakord.
“Dominik Szoboszlai në Liverpool, e kryer ! RB Leipzig është informuar se Liverpool do të paguajë klauzolën e lirimit”.
“Marrëveshja prej 70 milionë eurosh u krye, do të nënshkruhet së shpejti. Për kushtet personale janë pajtuar, Szobo është gati për teste mjekësore së shpejti. Nënshkrim i madh për LFC”, ka shkruar Romano.