Të lodhur për shkak të vapës, specialistët këshillojnë këto vitamina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përveç se një regjim ushqimor i shëndetshëm, disa vitamina specifike mund të jenë të dobishme gjatë muajve të nxehtë të verës për një shëndet optimal, thonë ekspertët botërorë të shëndetit. AgroWeb.org liston më poshtë ato më të rëndësishmet.

Siç është vërejtur nga shumë studime, vitamina A ndihmon në formimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës, dhëmbëve, indeve skeletore dhe membranave të mukozës të shëndetshme.

Përfitimi që lëkura merr nga vitamina A është më i rëndësishmi gjatë verës. Kjo sepse ne priremi të kalojmë më shumë kohë jashtë jantë kësaj stine. Prandaj është thelbësore të përmirësoni dhe të kujdeseni për shëndetin e lëkurës. Edhe pse pjesa më e madhe e njerëzve marrin mjaftueshëm vitaminë A nga ushqimi, mungesa e saj është e rrallë.

Sidoqoftë, nëse nuk merrni mjaftueshëm, mund të konsideroni marrjen e suplementeve të vitaminës A.

Kjo vitaminë, është një antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikaleve të lira.

Ndër të tjera, vitamina C gjithashtu forcon sistemin imunitar, i cili mund të dobësohet si rezultat i udhëtimeve të shumta gjatë verës.

Temperaturat jashtëzakonisht të ngrohta mund të shkaktojnë simptoma të ftohjes dhe gripit, të cilat më së miri shmangen me vitaminën C.

Duket e çuditshme që mund t’ju duhet të rrisni marrjen e vitaminës D gjatë verës, pasi trupi ynë prodhon vetë “vitaminën e diellit” kur lëkura e zhveshur ekspozohet ndaj diellit.

Por sipas ekspertëve, vitamina D e gjeneruar nga dielli nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë.

Faktorë të tillë si koha e ditës, vendndodhja gjeografike, ndotja e ajrit, mosha, ngjyra e lëkurës dhe përdorimi i kremit të diellit, mund të kufizojnë efektivitetin e saj.

Nëse nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë D nga rrezet e diellit, ngrënia e ushqimeve të fortifikuara me këtë vitaminë dhe marrja e suplementeve të saj, mund të ndihmojë në ngushtimin e hendekut.

Lexo edhe :  BioNtech nis testet klinike te njerëzit për vaksinën kundër kancerit të mushkërive

Vitamina E i siguron lëkurës tuaj antioksidantë për të eliminuar radikalet e lira të dëmshme dhe për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dëmtimet e mëtejshme.

Kjo vitaminë është gjithashtu e njohur për aftësinë e saj për të nxitur prodhimin e kolagjenit, i cili është thelbësor për ruajtjen e elasticitetit të lëkurës.

Kjo është pikërisht ajo që lëkura juaj ka nevojë gjatë muajve të nxehtë dhe të thatë të verës.

Përveç kësaj, vitamina E luan një rol në luftimin e mikrobeve.

Të fundit

Kombëtarja fluturon drejt Rigës, kërkohet fitorja ndaj Letonisë

Mbrëmjen e djeshme, Kombëtarja shqiptare u ndal në një barazim pa gola kundër Serbisë në “Air Albania”. Megjithatë, djemtë...

Pse po kërkohet rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale?

Që nga viti 2021, kur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Kosovës u shkri në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, dhjetëra organizata...

Mbi 600 të arrestuar! Policia raporton përmbledhjen mujore të majit

Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme përmbledhjen e veprimtarisë së saj në muajin maj, një muaj i ngjeshur me ngjarje të rëndësishme...

Jo pulëbardhat e zhurmshme që vjedhin ushqim, është njeriu ai që dëmton

Sophie Pavelle Shpend grabitqarë, gjemba dhe pajisje me tinguj largues janë disa nga masat që përdoren për t’i trembur këto zogj. Ndoshta duhet të provojmë...

Miguel Ángel Asturias, zëri magjik i Amerikës Latine

Më 9 qershor 1974 vdiq në Madrid shkrimtari dhe diplomati Miguel Ángel Asturias, një prej figurave më të shquara të letërsisë hispanoamerikane të shekullit...

Lajme të tjera

Web TV