test

Puna në zhegun e verës! Çfarë na ndodh në vapë dhe si të freskohemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Po përjetojmë një verë tepër të nxehtë dhe shumë njerëzve iu duhet të punojnë nëpër zyra, apo jashtë tyre.

Ekspertja e meditimit, Fleura Shkëmbi, na jep disa këshilla si të jemi sa më produktiv në këto ditë përvëluese.

“Po ndodh diçka që është jashtë kontrollit tonë. Jemi në fazën ‘fight flight freeze’, pra kur rritet nivelit i stresit ose duhet të luftojmë, ose do ikim me vrap, ose do ngrijmë . Ky është reagimi i sistemit nervor, i qenies njerëzore kur ndodhet para një rreziku. Gjëja më e mirë që duhet të bëjmë, të ngrihemi herët të bëjmë frymëmarrjen sapo zgjohemi, minimumi tre frymëmarrje të qeta dhe të rikthehemi tek vetja. Ta bëjmë këtë disa herë në ditë. Minimalisht kur zgjohemi dhe në darkë para së të flemë.

Nëse kemi mundësi të ngrihemi më herët sesa zakonisht dhe të anashkalojmë orët e nxehtë. Vendosim shputat e këmbës zbathur në tokë dhe ti japim sinjalin në sistemin nervor që ne jemi të sigurt. Të pimë shumë ujë dhe të freskohemi sa më shumë të mundemi, me lagien e këmbëve me freskimin e fytyrës, ti japim sinjalin gjithë trupin tonë që jemi të sigurt. Të mos ushtrojmë presion edhe ndaj vetes, edhe ndaj njerëzve që punojmë. Nëse dikush nuk e ka më atë produktivitet ne mund ti japim pak pushim dhe ti japim mundësinë të punojnë në orët që ata dëshirojnë dhe janë më shumë produktiv”- tha Shkëmbi.

Të fundit

Anglia mposht minimalisht Serbinë dhe merr kreun e grupit C, Bellingham vulos sfidën

Anglia përmbush pritshmëritë, fiton ndeshjen e parë të saj përballë Serbisë në Grupin C dhe merr kryesimin me pikë...

Albani fotograf? Miriam Cani na prezanton me ‘kartolinën’ më të ‘ëmbël’ të fundjavës

Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një nga dyshet më të komentuara në shtypin rozë. Të dy artistët me profesionin e njëjtë...

Provimet e maturës/ Mehmeti: Numër i lartë ngelësish, ka cilësi të dobët mësimdhënie

Rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore tregojnë një rritje të ndjeshme të nxënësve mbetës. 952 nuk kanë mundur të kalojnë...

“Po vritemi për një vijë uji”, kunatat sherr në emision për kanalin/ Debatet

Një konflikt kunatash zhvillohet në “Shihemi në Gjyq”. Mersinia dhe Saimja kanë ardhur për një kanal uji. Siç u shpreh ndërmjetësja e rubrikës të...

Dhimbjet e kokës/ Cilat janë arsyet shëndetësore që i shkaktojnë

Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara. Secila prej dhimbjeve ka një burim të ndryshëm dhe simptoma unike. Rrjedhimisht trajtimi i tyre është...

Lajme të tjera

Web TV