RAPORTI/ Ja sa persona kanë kërkuar azil në BE gjatë vitit 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërkesat për azil në Bashkimin Evropian në vitin 2022 u rritën në afro një milion, tha të martën Agjencia e Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA).

Agjencia tha se kishte 996,000 aplikime vitin e kaluar, 53% më shumë se në 2021. Njerëzit nga Siria, Afganistani, Turqia, Venezuela dhe Kolumbia ishin ndër grupet më të mëdha që kanë aplikuar për azil.

Gjermania mori numrin më të madh të aplikimeve me 244,000, e ndjekur nga Franca, Spanja, Austria dhe Italia. Personave që ikën nga lufta në Ukrainë u është dhënë statusi i mbrojtjes speciale të përkohshme.

Rreth 4 milionë jetojnë në Bashkimin Evropian. Ata nuk janë pjesë e gati një milion kërkesave për azil të paraqitura vitin e kaluar. Agjencia tha se numri i azilkërkuesve po bënte “presion akut në vendet e pritjes tashmë të tensionuara në shumë vende”.

Raporti vjen ndërsa liderët e Bashkimit Evropian debatojnë një plan të ri migracioni, veçanërisht për ata që kanë arritur në brigjet evropiane pa një rrugë ligjore.

BE kohët e fundit ra dakord për një plan që lejon shtetet ose të pranojnë një numër të caktuar migrantësh ose të paguajnë deri në 20,000 € (21,000 dollarë) për çdo person që refuzojnë.

Megjithatë, Hungaria dhe Polonia e kanë kundërshtuar planin. Kryeministri hungarez Victor Orban i tha televizionit shtetëror javën e kaluar se nuk do ta zbatonin atë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shprehur besimin në plan, duke thënë se ai u paraqet vendeve anëtare disa opsione.

Plani i migracionit ka qenë veçanërisht në fokus pasi një mbytje e anijes me emigrantë, që besohet të jetë një nga fatkeqësitë më tragjike në detin Mesdhe kohët e fundit, hodhi dritë mbi krizën e refugjatëve./DW

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV