Rekord i ri nxehtësie në Tokë, e marta dita më e nxehtë e 44 viteve të fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Temperatura e planetit arriti rekorde të reja të martën në ditën më të nxehtë të të paktën 44 viteve të fundit, dhe ndoshta edhe shumë më gjatë se kaq. E mërkura gjithashtu mund të bëhet dita e tretë me radhë që Toka arrin jozyrtarisht rekord të ri nxehtësie, treguesi më i fundit ky në një seri fenomenesh ekstreme të lidhura me ndryshimin klimatik që kanë alarmuar, por jo surprizuar, shkencëtarët.

Temperatura mesatare e globit arriti në 17.18 gradë Celcius të martën, sipas Universitetit të Meinit, i cili përdor sistemin Climate Reanalyzer që analizon të dhëna satelitore dhe simulime kompjuterike për të prodhuar një pamje të përgjithshme të gjendjes së planetit.

Të hënën, temperatura mesatare ishte 17.01 gradë Celcius, duke thyer kështu rekordin, që zgjati vetëm 24 orë.

Megjithëse këto nuk janë të dhëna zyrtare të Administratës Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën, drejtuesja e saj shkencore Sarah Kapnick tha se “kjo na jep një tregues për situatën ku gjendemi”. Megjithëse të dhënat që përdoren për këtë bilanc jozyrtar shtrihen vetëm deri në vitin 1979, zonja Kapnick tha se është ndoshta dita më e nxehtë që “mund të kemi përjetuar në disa qindra vite”.

Sipas zonjës Kapnick, dita e mëparshme më e nxehtë ka qenë në gusht 2021.

“Një rekord si ky është një tjetër element evidence për propozimin e mbështetur tashmë gjerësisht se ngrohja globale po na çon drejt një të ardhmeje më të nxehtë”, tha shkencëtari i klimës nga Universiteti Stanford, Chris Field, i cili nuk mori pjesë në procesin e përllogaritjeve.

Ndërsa shumë vende po përjetojnë temperatura në 37.8 gradë Celcius, mesatarja e re mund të mos duket shumë e lartë. Por mesatarja globale e së martës ishte gati një gradë Celcius më e lartë se mesatarja e viteve 1979-2000, që ishte mbi mesataren e shekujve 20 dhe 19.

Lexo edhe :  A ka një kokë aliene midis figurinave neolitike të 7 mijë viteve më parë?

Temperaturat më të larta përkthehen në kushte brutale për njerëz në mbarë botën. Kur temperaturat arrijnë kulmin, njerëzit i vuajnë pasojat në shëndetin e tyre – në veçanti të rinjtë dhe të moshuarit, të cilët janë më të rrezikuar nga i nxehti, madje edhe në kushte normale.

Të fundit

Gëzuar, me valixhe në duar! Ku shkojnë shqiptarët për fundvit?

Nga pushimet dimërore në Alpet e Europës, te qytetet e dekoruara plot drita dhe tradita, deri tek arratisjet në...

Astrologia zbulon si mbyllet viti 2024 për secilën shenjë Horoskopi: Ka të papritura

Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e fundit të vitit 2024, në një studio televzive. “Nesër kemi Mërkurin në katërkëndësh me Saturnin....

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Administra e tij po planifikon zbatimin e masave më...

A mund ta tërheqin shqiptarët pensionin në një shtet tjetër?

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka ndarë në emisionin “Sheshi i Dollarit” detaje nga marrëveshja e nënshkruar për njohjen e pensioneve....

Vdekja e Dr.Florit, shkak që të largohej nga Shqipëria? Rrëfimi emocional i Big Bastës

Këngëtari Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit Big Basta, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “S’e Luan Top”, ku...

Lajme të tjera

Web TV