Nga stresi, dhuna dhe depresioni/ Ja çfarë po e dëmton shëndetin e grave në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shëndeti mendor i grave në Shqipëri dëmtohet kryesisht nga stresi, dhuna seksuale dhe depresioni, thuhet në një studim të ekspertëve të shëndetit publik.

Në raportin e publikuar sot nga organizata “Së bashku për jetën” mbi shëndetin mendor të grave në Shqipëri, theksohet se gjendja u rëndua ndjeshëm gjatë pandemisë Covid-19 e në vazhdim, por ende mungojnë matje të rregullta mbi gjendjen e shëndetit mendor, bazuar në këndvështrimin gjinor.

Megjithëse nuk ka matje të rregullta nga pikëpamja e përkatësisë gjinore, ekspertët pohojnë se shëndeti mendor i grave dhe vajzave në Shqipëri është përkeqësuar nga Pandemia Covid-19 e në vazhdim.

Afro 70 për qind e grave kanë raportuar gjatë intervistave episode depresioni, të cilat shtohen bashkë me rritjen e moshës së tyre.

Sipas një studimi të publikuar sot nga organizata “Së bashku për jetën” bazuar në sondazhe me grupime të ndyshme, gratë dhe vajzat në Shqipëri kanë rrezik më të lartë për të vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, veçanërisht të depresionit dhe ankthit.

“Kemi të dhënat tona kombëtare që risku për probleme të shëndetit mendor është më i madh tek vajzat dhe tek gratë.

Çështjet më të shpeshta mes tyre janë depresioni dhe ankthi. Diferencat mes grave dhe burrave janë vazhdimisht të pranishme në çdo studim sado i takon grupmoshat dhe shtresat e ndryshme shoqërore.

Të dhënat lidhur me shëndetit mendor duhet të jenë të ndara për burrat dhe për gratë për të ndihmuar dhe detajuar shërbimet e kësaj fushe”, thotë dr. Alban Ylli, ekspert i shëndetit publik.

Autorët sugjerojnë se të dhënat shëndetësore sistematike nga disa shërbime duhet të ndahen sipas gjinisë dhe madje theksuan se anashkalimi i dallimeve gjinore ose i paragjykimeve gjinore, mund të ketë pasoja klinike ose të shëndetit publik.

Dhuna në familje është e pranishme për afro 37 për qind të grave dhe vajzave, siç pohohet nga të dhëna të INSTAT dhe organizatave të shoqërisë civile, çka u sjell atyre ankth, depresion dhe mendime për vetëvrase.

Lexo edhe :  Formula e targave tek-çift, Shoqata e Transportuesve: Duhet rishikuar kodi rrugor

Më shumë se 10 për qind e grave të dhunuara humbasin vendin e punës, pjesa tjetër kanë vështirësi të punojnë apo të gjejnë punë, çka dobëson shëndetin mendor e fizik dhe fuqinë e tyre ekonomike.

“Ajo që u evidentua si shqetësim gjatë raportit ishte fakti se vetëm gjysma e intervistuarve ishin gra që kishin shkuar të vizitoheshin dhe ishin diagnostikuar klinikisht nga një mjek për sa u përket çrregullimeve të shëndetit mendor.

Gratë pohuan se më shumë përdornin shërbimin shëndetësor parësor dhe nuk e kishin aq të lehtë të bënin procesin e shtrimit në spital. Vërejmë se gratë e mbajnë për vete fshehur problematikën e shëndetit mendor dhe nuk duan ta shfaqin për shkak të stigmatizimit që mund të pësojnë nga shoqëria”, thotë Redina Çanaku, koordinatore projektesh pranë organizatës “Together for Life”.

Studimi vëren se dy herë më shumë burra se sa gra diagnostikohen me depresion nga një profesionist dhe kjo mund të zbulojë një “pranim” ose “normalizim” me ndjenjën e depresionit tek shumë gra, të cilat priren të mos shkojnë te mjeku për problemin e tyre.

Autorët theksuan se depresioni i diagnostikuar është 5 herë më i ulët se sa depresioni real i raportuar nga popullata.

Sondazhet tregojnë që burrat përdorin më shpesh shërbime spitalore dhe kjo mund të lidhet me faktorë kulturorë ose të sjelljes së tyre.

Studimet vërejnë se ende nuk ka matje të rregullta e periodike mbi shëndetin mendor të grave dhe vajzave, të cilat ende kanë një qasje të kufizuar në këto shërbime, për shkak të stigmës sociale dhe mungesën e informacionit.

Shqipëria ka normat ndër më të ulëtat në kontinent sa i takon përdorimit të kujdesit shëndetësor për shëndetin mendor në Europë.

Studimi thekson se Shqipëria ka ligje dhe politika të mira mbi shëndetin mendor dhe barazinë gjinore, megjithatë specifikat gjinore meritojnë një kujdes të veçantë, sepse shëndeti mendor mund të ketë karakteristika të ndryshme tek burrat dhe gratë. /VOA

Të fundit

Kreditë konsumatore deri në 200 mijë lekë, BSH propozon ulje të ndjeshme të interesit

Banka e Shqipërisë ka përgatitur ndryshimet rregullatore që do të ulin ndjeshëm normën maksimale të interesit (NEI maksimal) për...

Berisha: PD do të fitojë thellë zgjedhjet e 11 majit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të triumfojë në zgjedhjet vendore të 11 majit, duke arritur një rezultat që...

SPAK, institucioni më i besueshëm për shqiptarët

Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar Anketën Kombëtare për Shqipërinë, ku spikat një mbështetje e lartë e qytetarëve për SPAK-un, i cili vazhdon...

Dumani i burgosur trazon politikën, ish-ministri në aferë?

Akuzat që rëndojnë mbi ish-ministrin e Drejtësisë dhe kryetarin e Komisionit të Sigurisë në Parlament kanë vënë në një pozitë delikate Nasip Naçon, pas...

Bien sërish temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 14 janar 2025

Depërtimi i masave ajrore të ftohta Polare do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë duke sjellë një tjetër rënie të temperaturave. Bregdeti dhe...

Lajme të tjera

Web TV