“Jemi në një situatë lufte”, rrëfimi prekës i mjekes shqiptare në Milano

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mjeke shqiptare në Milano raportoi gjendjen aktuale të spitaleve në Lombardi. Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, Eni raportoi se Italia është në një moment tragjik dhe gjithçka duket si një situatë lufte.

“Aktualisht janë 31,506 të prekur dhe 2,503 viktima. Kemi shumë mungesa në personal, specialistët që kemi janë aktivë 24 orë në 24. Nuk ia dalim dot të mbulojmë të gjitha rojet e natës.

Në spitalin tim nuk po bëhen operacione, kemi hyrë në një qark urgjence ne të rrethit të Lombardisë, vetëm operacione urgjente, persona që kanë nevojë për shembull për bypass ose infarkt. Jemi në një moment tragjik, situatë lufte”, rrëfeu mjekja.

“Në këtë moment po punojmë vetëm me urgjencat. Kemi të shtruar me Covid-19, kemi edhe të infektuar nga radhët e mjekëve dhe infermierëve. Kam një muaj që nuk kam përqafuar fëmijët  e mi. S’është e vërtet që është një grip i thjeshtë, që ne e kemi kaluar, nuk ekzistojnë terapi për të kuruar këtë lloj gripi.”

Të fundit

Rritja e çmimit të pronave nuk ndalet: Po blihen nga individë me rekorde kriminale

Vijon rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë, në zonat afër qendrës dhe periferisë. Prej 3-4 vitesh, sipas agjentëve...

Lista e deputetëve në fokus, Rama bën seleksionimin e kandidatëve të PS

Për afro 4 orë kryeministri Edi Rama kaloi në sitë të gjithë emrat e propozuar nga drejtuesit politikë të qarqeve që priten të garojnë...

ARSYET/ Ja pse gratë në Shqipëri po lindin më pak se sa dëshirojnë

Me gjithë ndryshimet ekonomike dhe sociale, shoqëria shqiptare ruan ende vlerat e traditës dhe familjes. Gratë shqiptare duan ende të lindin fëmijë më shumë...

Po festonin 8 marsin, rrihen dy gra me njëra-tjetrën në lokalin e natës (Video)

Një incident aspak i mirë ka ndodhur në një lokal në Gjakovë. Rasti ka ndodhur ditën e djeshme, më 8 mars – Ditën e Gruas. Siç...

Rama rinis takimet në vilën qeveritare me drejtuesit e qarqeve

Kryeministri Edi Rama ka rinisur takimet në vilën qeveritare me drejtuesit e mbetur të qarqeve. Takimet “kokë më kokë” nisën që prej orës 10 të...

Lajme të tjera

Web TV