7 ushqime që nuk duhet t’i blini në markete gjatë verës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këto ushqime mund të jenë shumë të kripura, shumë të sheqerosura ose shumë të shtrenjta.

Supat e konservuara

Është mirë t’i keni në raft gjatë dimrit, por gjatë verës nuk është opsioni më i mirë për konsum. Ato përmbajnë shumë natrium, pasi veprojnë si një ruajtës dhe përmirësues i shijes, por shumë prej tyre mund t’ju bëjnë të ndiheni të fryrë.

Ju mund të bëni lehtësisht versione më të shëndetshme të supës në shtëpi duke përdorur çdo perime të stinës.

Frutat e thata

Gjatë verës nëpër markete ka një shumëllojshmëri frutash të freskëta, të cilat janë një opsion më i mirë ndaj frutave të thata. Këto të fundit që shiten të pakteuara përmbajnë shumë sheqer.

Lëngjet e gatshme

Lëngjet e gatshme që shiten zakonisht nëpër markete, përmbajnë shurup misri me fruktozë të lartë dhe konservues të tjerë. Janë gjithashtu më të shtrenjta sesa t’i përgatisësh vetë me përbërës të sigurtë dhe të freskët. Plus, nuk kanë shije aq freskuese!

Barishtet

Barishtet e freskëta si borziloku, rigoni, majdanozi dhe rozmarina i shtojnë shije dhe aromë pjatave tuaja, por këta përbërës mund të jenë të shtrenjtë nëpër markete. Shpesh duke qenë se janë përzgjedhur dhe paketuar paraprakisht, aroma e tyre fillon të zbehet dhe ato rrallë qëndrojnë më shumë se një javë në frigorifer.

Nëse është e mundur, provoni t’i rrisni barishtet tuaja në një vazo apo në kopshtin tuaj.

Kasatat

Fëmijët dhe të rriturit dëshirojnë njësoj një pije të ftohtë dhe freskuese prej akulli gjatë një pasditeje të nxehtë vere. Por ju mund t’i përgatisni ato fare thjeshtë në shtëpinë tuaj me përbërës të sigurt dhe sigurisht për një çmim më të lirë.

Lexo edhe :  Konsumoni darkën vonë? Efektet në shëndetin tuaj

Turshitë

Ndërsa temperatura rritet, është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar. Turshitë janë shumë të pasura me natrium dhe konsumimi i tepërt i kripës mund të çojë në rritjen e presionit të gjakut dhe të bëjë që veshkat dhe mëlçia të punojnë më shumë. Edhe pse konsumi i tyre me moderim është diçka e mirë, merrni parasysh reduktimin e konsumit gjatë verës.

Frutat dhe perimet e prera paraprakisht

Edhe pse ato kursejnë kohën e përgatitjes, zakonisht janë dyfishi ose trefishi i çmimit të përbërësve të papërpunuar. Plus, pasi priten në feta ose copëtohen, shumë ushqime fillojnë të degradojnë në cilësi dhe shije. Agroweb

Të fundit

Nga nesër fillon aplikimi i tarifës në autostradën Thumanë-Kashar

Qarkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë duke filluar nga e shtuna. Kompania koncesionare ka njoftuar se...

Emigrantët largohen pas festave, rreth 7 mijë persona kanë dalë nga Kapshtica

Pasi kanë kaluar festën e ndërrimit të viteve në vendlindje, emigrantët shqiptarë po kthehen në vendet e tyre në punës. Gjatë 24 orëve të fundit,...

Vendimi i Apelit për Berishën, reagon deputeti i PD

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me vendimin e Apelit për kryedemokratin Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetin e tij social,...

Pesë ndryshime të vogla në dietën tuaj qe do të rrisin menjeherë energjine

Ndiheni shpesh të lodhur në punë, pavarësisht se keni pushuar mirë dhe konsumuar mjaftueshëm ujë? Dieta juaj mund të jetë një ndër shkaqet e...

Tërmet në Turqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter është regjistruar këtë të premte në orën 16:51 në Detin Mesdhe, në Gjirin e Antalias,...

Lajme të tjera

Web TV