Dy librat e Kadaresë që shoqëruan Dua Lipën gjatë pushimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Herë pas here, Dua Lipa ndan me ndjekësit librat që ka lexuar së fundmi. Gjatë pushimeve të këtij muaji, këngëtarja gjeti kohë për të përfunduar jo një, por dy libra.

Dy librat janë nga pena brilante e Ismail Kadaresë: “Three elegies for Kosovo” dhe “A girl in exile”.

Libri i parë, titulli në origjinal i të cilit është “Tri këngë zie për Kosovën”, përbëhet nga tri tregime, “Lufta e vjetër”, “Zonja e madhe” dhe “Lutje mbretërore”, të cilat bëjnë fjalë për Betejën e Kosovës më 1389-n dhe pasojat e saj.

Libri i radhës, me titull në origjinal “E penguara, Requiem për Linda B.”, është një libër për vajzat shqiptare që u lindën e u rritën në internim.

Sipas Kadaresë, “Libri flet për një njeri të penguar. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin.”

 

Të fundit

Akuzohen për korrupsion, Turqia arreston disa zyrtarë të Stambollit

Një gjykatë turke ka burgosur 18 punonjës të Komunës së Stambollit, të cilët po presin gjykimin nën akuza për...

“Kush më ndau nga Iliri s’i ka bërë llogaritë mirë”/ Paralajmëron Kryemadhi

E ftuar në një emision televiziv, Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë për marrëdhëniet aktuale me Ilir Metën, pas ndarjes. Deklarata e...

Miss Fushata

Edison Ypi  Djalli bërtet shumë. Bën shumë zhurmë. Të shurdhon. Të tmerron. Të dëshpëron. Duket sikur nga çasti në çast, për shkak të Djallit dhe...

Trump feston 100 ditët në detyrë, lavdëron arritjet e tij dhe sulmon kundërshtarët

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka festuar 100 ditët e tij të para në detyrë me një fjalim në stilin e fushatës, duke lavdëruar...

Gjen thesarin miliona euro në kopsht, por shteti ia merr

Në një ngjarje të pazakontë që po bën jehonë në të gjithë Francën, një bujk 52-vjeçar nga Auvernia, Michel Dupont, zbuloi rastësisht një thesar...

Lajme të tjera

Web TV