200 qytetarë shqiptarë të bllokuar në Gjermani, nisen drejt Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme jep lajmin e mirë nga Gjermania për 200 pasagjerët shqiptarë të cilët do të fluturonin këtë të mërkurë në orën 7 të mëngjesit me linjën ajrore Wizzair, por u bllokuan në aeroport pa iu dhënë asnjë shpjegim.

MEPJ bën me dije se pas interesimit të filluar nga Përfaqësitë tona në Mynih, në Berlin dhe në koordinim me Ambasadën në Budapest, Aviacionin Civil dhe me Task Forcën në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u bë e mundur zhbllokimi i situatës.

Përfaqësues të Konsullatës Shqiptare në Mynih, kanë qëndruar në ambientet e aeroportit deri në momentin që avioni me 200 pasagjerët shqiptarë është nisur nga Memmingen drejt Tiranës./Fjala.al

Të fundit

Vijon kriza humanitare dhe uria në popullatë, SHBA 30 milionë dollarë për ndihma në Gaza

SHBA-ja miratoi mbështetjen e parë të drejtpërdrejtë financiare për organizatën private të ndihmave humanitare GHF, e cila ofron ndihmë...

Grushti paqësor i shtetit në Katar: Hamad bin Khalifa Al Thani merr pushtetin nga i ati

27 qershor 1995 Më 27 qershor 1995, në një ngjarje të paprecedentë për Lindjen e Mesme, Sheiku Hamad bin Khalifa Al Thani rrëzoi nga pushteti...

Sërish lëkundje tërmeti në Tiranë, sa ishte magnituda

Lëkundje të konsiderueshme tërmeti janë ndjerë sërish ditën e sotme në vendin tonë. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për dy tërmete, magnituda e të cilëve...

Studimi: Inteligjenca artificiale po ndikon negativisht në aftësinë kritike të mendimit

Një studim i fundit nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts (MIT) ka ngritur shqetësime serioze mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në aftësinë kritike të...

Shifra alarmante, OKB: Prodhimi i kokainës u rrit me 34% në një vit

Prodhimi global i kokainës arriti një rekord të ri në vitin 2023, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC). Sipas të...

Lajme të tjera

Web TV