Krifca: Prodhuesit faktor kyç në ekonomi, programe zhvillimi që fuqizojnë zinxhirin…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dialogu i vazhdueshëm me prodhuesit shqiptarë, është instrument parësor i qeverisë tonë për të adresuar në mënyrën më të mirë mbështetjen, planet e strategjitë e një prej sektorëve jetikë për vendin, duke vendosur ura të reja bashkëpunimi për të mbrojtur dhe forcuar prodhimin vendas.

Kështu deklaroi ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në takimin me  Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë, që u zhvillua ditët e fundit në Tiranë, teksa vlerësoi këtë organizëm, të përbërë nga sipërmarrës që operojnë në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë të prodhimit bujqësor, blegtoral, peshkimit, agropërpunimit dhe eksporteve.

“Jemi me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë për të kremtuar punën dhe zhvillimin e një viti si dhe për të forcuar urat e bashkëpunimit mes këtij bashkimi dhe qeverisë, çka ka udhëhequr zhvillime të rëndësishme për vendin tonë”, u shpreh ministrja.

Krifca tha se, “falë punës së bërë dhe angazhimit tonë, kemi mundur të çojmë bashkërisht përpara një sërë nismash që përmirësojnë dhe avancojnë sektorin me: ndërtimin e një kuadri të ri e të plotë ligjor për vreshtarinë, verën dhe për mjaltin; zgjerimin e infrastrukturës së tregjeve për prodhuesit; zgjerimin e aksesit në tregje rajonale dhe europiane për eksportet bujqësore; certifikimin e produkteve të origjinës”.

Gjatë fjalës së saj, Krifca u ndal edhe në zgjerimin e mbështetjes financiare të këtij sektori.

“Kemi rritur ndjeshëm aksesin në asete të subvencionuara në infrastrukturë magazinimi me standarde të larta, teknologji dhe inovacion në industrinë ushqimore, si dhe aksesin në financime e në programe zhvillimi, të cilat kanë ndihmuar ndërtimin e zinxhirëve prodhues të fuqishëm”, u shpreh ministrja.

Ajo shprehu angazhimin për intensifikimin e mbështetjes që i jep hov zhvillimit të prodhimit vendas dhe eksporteve.

“Do të vazhdojmë punën në këtë drejtim duke vendosur në funksion edhe programe të reja zhvillimi që do t’i sjellin një hov edhe më të madh synimit të përbashkët për të fuqizuar prodhimin vendas”, deklaroi ministrja Krifca.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Të fundit

Zbulimi që befasoi shkencëtarët, çfarë gjetën nën akullnajat e Grenlandës

Një studim i publikuar në Nature Geoscience më 30 korrik 2025 ka zbuluar një ngjarje që ndodhi në 2014,...

Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

Në vitin 1000 (disa burime e vendosin në Krishtlindjen e vitit 1000, të tjera në 1 janar 1001), u kurorëzua Stefani I (István në...

Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të...

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? Shkodra ka nivelin më të ulët

Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë të caktuar nga bërja e...

Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës Qendrore,...

Lajme të tjera

Web TV