Zyrtare/ Qeveria e Kosovës drejt shpërbërjes, Mustafa mocion mosbesimi ndaj Kurtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Kosovës është drejt shpërbërjes. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë me dije se do të kërkojë në Parlament mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Albin Kurtit. Kryeministri Kurti shkarkoi sot nga detyra e ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, i cili është nga radhët e LDK-së.

Arsyeja e shkarkimit, tha sot Kurti, ishte se Veliu ka krijuar panik mbi deklaratat e tij për përhapjen e koronavirusit në Kosovë dhe ka rënë ndesh me deklaratat e kryeministrit mbi nevojën për shpalljen ose jo të gjendjes së jashtëzakonshme.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partneri i koalicionit, VV-ja, ka shkelur në disa pika marrëveshjen për bashkëqeverisje. Ka folur edhe për mospajtimet rreth taksës ndaj mallrave të Serbisë, për çka LDK-ja insiston që të hiqet plotësisht dhe pa kushte, siç po kërkon SHBA-ja.

LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë vetëm një muaj e gjysmë që janë në koalicion./fjala.al

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV