Takimi informal me liderët e rajonit/ Rama poston foton, ja çfarë diskutuan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Menjëherë pas përfundimit të takimit informal mbi Planin e Ri  të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, kryeminsitri Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto me homologët e tij dhe Varhelyi.

Pjesë e këtij takimi i cili zgjati për rreth 1 orë e 30 minuta, ishin kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic, shefi i qeverisë malazeze Dritan Abazoviç dhe kryeministrija e Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, si edhe komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli.

Kujtojmë që në takimin e sotëm refuzoi të ishte i pranishëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Mungesa e Kurtit nga shumë analistë është cilësuar si një humbje për Kosovën pasi do të ishte zëri dhe pozicioni i saj në këtë Samit dhe si një mundësi e humbur për të rregulluar marrëdhëniet me kryeministrin Rama.

Postimi i Ramës:

📍Tiranë – Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi🇪🇺Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović🇲🇪 Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski🇲🇰dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić🇷🇸 


Të fundit

GJKKO liron nga paraburgimi ish-shefin e qarkullimit të Tiranës

Ish-shefi i Rrugores, Roven Zeka, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO). Togat e zeza...

BE-ja – gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash – në vlerë prej 21 miliardë eurosh – për mallrat amerikane, nëse dy palët nuk arrijnë marrëveshje...

Një javë aksion, sot dita e fundit e prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth

Sot pritet të përmbyllet aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Kanë mbetur vetëm dy objekte të fundit, të cilave u është...

Parkimi “dysh”, ja kur shndërrohet në vepër penale që dënohet me burg drejtuesi

Deklarata e fundit e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për ashpërsimin e masave ndaj parkimeve të gabuara, në veçanti atyre...

1867 – Alfred Nobeli demonstron për herë të parë dinamitin

Më 14 korrik 1867, shpikësi dhe industrialisti suedez Alfred Nobel demonstroi për herë të parë shpikjen e tij më të famshme – dinamitin. Ky...

Lajme të tjera

Web TV