Ushqimet që mposhtin vapën, çfarë duhet të konsumoni në ditët e nxehta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo është lista e ushqimeve që do ju ndihmojnë të mbani në kontroll temperaturat e larta dhe trupi juaj të qëndrojë i hidratuar dhe plot me elementë ushqyes.

Kos frutash: Është kombinimi ideal i mëngjesit, në një mot të të nxehtë. Frutat, të cilat kanë përmbajtje të lartë uji, të ndihmojë që të mbash trupin të hidratuar. Sa më të hidratuar ta kesh trupin gjatë ditës, aq më të freskët e ndien veten. Nga ana tjetër, edhe kosi është i pasur me një bakter Lactobacillus acidophilus, i cili mbron trupin nga helmimet, gjë që ndodh rëndom në rastet e temperaturave të larta, atëherë kur ushqimi është vështirë të ruhet gjithmonë i freskët.

Perimet: Është shumë e rëndësishme që nivelet e ujit në trup t’i mbash të ekuilibruara jo vetëm me fruta dhe lëngje, por edhe me perime. Zgjidh sidomos ato produkte që përmbajnë shumë ujë”,- thotë Catherine Collins, dietologe pranë spitalit “St George Tooting”. Perimet janë zgjedhja e duhur gjatë verës, sepse përmbajnë shumë lëngje dhe vlera ushqyese.

Patatet e pjekura ose pastat: Ushqimet e pasura me karbohidrate të ndihmojnë për të luftuar lodhjen që të shkakton vapa. Dr. Wendy Doyle, nga shoqata e dietologëve në Britani, rekomandon të hahen vakte të vogla me ushqime që përmbajnë karbohidrate gjatë ditës, si p.sh. pite për të ruajtur nivelin e sheqerit në gjak, si dhe nivelin e energjisë. Ushqime të tjera të pasura me karbohidrate janë fasulet e pjekura, orizi, frutat, kosi dhe qumështi.

Xaxiqi: Salca greke, me kos dhe kastravec, ka një përmbajtje uji deri në 94 për qind.

Lakrat: Janë po ashtu një burim i pasur mineralesh, duke përfshirë hekur, i cili është shumë i domosdoshëm sa herë që trupi humbet djersë. Mungesa e hekurit mund të shkaktojë ndjenjën e lodhjes dhe të përgjumjes. Ushqime të tjera që përmbajnë hekur janë edhe mishi, frutat dhe perimet e gjelbra.

Lexo edhe :  Brokoli, çfarë ndodh në organizëm kur e shijoni çdo dite

Nenexhiku: Sepse nenexhiku mban të ftohur të gjithë trupin, pas asaj djegies që shkakton në gjuhë. Për këtë arsye, dietologët rekomandojnë këtë shije freskuese në mot të nxehtë.

Qepët: Sidomos ato të kuqe përmbajnë një kimikat “quercetin”, e cila besohet të ketë efekt anti-histamine. Histamina është ngacmues që shkakton skuqjen e lëkurës ndaj pickimeve të insekteve, kështu që konsumimi i qepës mund të të ndihmojë për të lehtësuar veten nga këto ankesa verore.

Banane: Janë një burim i pasur me kalium, i cili ndihmon për të rregulluar nivelin e lëngjeve në trup, pas djersitjes së tepërt. Ushqimet e pasura me kalium, si perimet jeshile, fasulet e pjekura, frutat e thata dhe drithërat janë të rekomanduara gjatë periudhës së nxehtë.

Pjepri: Dr. Doyle thotë se është më i rëndësishëm për t’u konsumuar gjatë periudhës së nxehtë, sepse pjepri përmban më shumë se 90 për qind ujë

Të fundit

Don Xhoni flet për lidhjen me modelen ruse/ Zoti mos ma vraftë atë! Ka qenë shumë e fortë

Rap-artisti i njohur, Don Xhoni, viteve të fundit ka qenë tejet i komentuar për jetën personale. E më së shumti...

Kush humbi dhe kush fitoi? Tatëpjeta e euros në 2024 dhe fati i (pa)ditur në 2025

22 vjet në treg kur dhe u hodh për herë të parë në qarkullim si monedhë fizike, euro në Shqipëri është konsideruar si valuta...

Tentohet të vritet ish-diktatori sirian Bashar al-Assad, dyshohet se u helmua në Moskë

Ish-presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, raportohet se ka shpëtuar nga një tentative për vrasje në Moskë, ku ai ishte strehuar me familjen e tij...

Zgjedhjet e 2025, rikthimi i tretë apo beteja e fundit politike e Sali Berishës?

Fundviti i shkuar Sali Berishën e gjeti të mbyllur mes katër mureve të banesës së tij. Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK izoloi...

U kthye në “mollë sherri” për plagosjen e Klea Prengës, shpallet në kërkim Jetmir Pepaj

Jetmir Pepaj është shpallur në kërkim nga policia pas një incidenti të ndodhur në një klub nate në kryeqytet gjatë natës së ndërrimit të...

Lajme të tjera

Web TV