Zgjedhjet në Rrogozhinë/ Veliaj: PS familja e të gjithëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë para zgjedhjeve vendore në Rrogozhinë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me Asamblenë e PS-së atje, ku nënvizoi se më 23 korrik do të fitojë puna e Edison Memollës dhe Partia Socialiste.

“Është shumë i rëndësishëm besimi që ka një skuadër.

Në këtë fushatë kam vënë re se skuadra jonë shumë ka besim, është e vendosur dhe pavarësisht se ka një kundërshtar, i cili mund të ketë më shumë para, që mund të tallet duke thënë se ‘unë, ata të Rrogozhinës i bëj si keca’, që mund të ketë në mbështetje drejtorët, deputetët dhe kryeministrat e rënë prej vaktit, fushata jonë ka besim, ka energji pozitive, ka organizim dhe dispilinë, e sigurisht të dielën do të marrë një fitore siç i ka hije Rrogozhinës, Edisonit dhe Partisë Socialiste”, tha Veliaj.

Ai falenderoi demokratët që i janë bashkuar dhe vijojnë t’i bashkohen Partisë Socialiste, pasi e kanë kuptuar se kanë gabuar më 14 Maj.

“Më ka gëzuar fakti sa shumë demokratë kam takuar javët e fundit, që thonë ‘bëmë gabim, e trajtuam si bixhoz, dhe duke e trajtuar me sportivitet desh e çuam Rrogozhinën vite pas’, prandaj të gjithë demokratëve që na janë bashkuar u them: ‘Mirë se erdhët në familjen tonë, mirë se erdhët në një familje që do t’ju shërbejë dhe trajtojë të gjithëve njësoj’.

Ka demokratë që janë bërë pishman për atë eksperiment dhe sot thonë ‘vetëm PS mund ta çojë qytetin përpara, ndaj nuk bëjmë eksperiment me familjen, me rrugën, me lagjen, me pastërtinë, me shkollat, kopshtet dhe çerdhet’.

Këto zgjedhje nuk janë për dikë që vjen nga Tirana sa për të blerë ‘kecat’, siç i quan ai votuesit, por për dikë që jeton këtu në Rrogozhinë, për dikë që është kthyer të jetojë këtu në Rrogozhinë, jo për dikë që ka lindur në Kavajë, është bërë milioner në Bruksel, tallet me Rogozhinën në Tiranë, dhe vjen vetëm për fushatë. Edisioni është zgjedhja jonë, është çun i Rrogozhinës”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  Diploma, më shumë një status sesa një mundësi punësimi

Në fund, ai i ftoi të gjithë të bëhen bashkë, për të treguar edhe njëherë se Partinë Socialiste dhe ata që i besojnë, nuk ndalen as nga tërmeti, as nga pandemia e as nga temperaturat e larta.

“Dua që t’ju ftoj dhe t’ju sfidoj që, këto 5 ditë që na kanë ngelur, na duhet një sprint, të shtrëngojmë çdo dorë, t’i themi si je, si i ke planet, si i ke idetë, si mund t’i bashkojmë edhe ëndrrat e aspiratat e tua me të gjithë Rrogozhinës, që ta çojmë edhe më përpara.

Sot do të trokasim në çdo derë dhe kur të hapet ajo derë, nuk ka rëndësi nëse janë të majtë apo të djathtë, t’u themi: ‘Ne do jemi aty për t’ju shërbyer’.

Nëse gjithë verën po e kalojmë për këtë betejë dhe nëse kemi qenë aty në tërmet e pandemi e nëse kemi rindërtuar shkolla, kopshte, çerdhe më të mira se ato që u prishën, secila derë ka një garanci, që edhe ne derën tonë do e mbajmë të hapur, siç e kanë ata derën e tyre të hapur për Partinë Socialiste”, përfundoi Veliaj.

Të fundit

Projeksioni, si do të duket parlamenti i ardhshëm gjerman?

Kjo është një ide fillestare sesi zgjedhjet e sotme mund të kenë ndryshuar përbërjen e politikës gjermane. Seksioni i...

Tregu shqiptar i punës tërheq të huajt, rritet ndjeshëm numri i punësimeve

Jo vetëm të moshuarit, por edhe të rinj të huaj në forcë po pune po zgjedhin tregun shqiptar të punësimit, duke mbushur boshllëqet e...

E papritur! Pas daljes nga BBVA Livia bashkohet me Mevlanin? Detaji që i nxorri zbuluar

Menjëherë pas daljes së Livias, Mevlani ka fshirë të gjitha postimet nga llogaria e tij në Instagram. Kjo përfshin jo vetëm fotot dhe videot...

SPD renditet e treta, reagon Scholz: Duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kreu i Social Demokratëve (SPD), thotë se rezultatet e zgjedhjeve janë “të hidhura” për partinë e tij, pasi exit poll-et...

Berisha mban fjalim para emigrantëve në Athinë, në krah të tij edhe Fredi Beleri

Kreu i PD-së Sali Berisha ka arritur në Athinë, ku do të mbajë fjalimin e tij. Takimi në Athinë, është i radhës i tubimeve që...

Lajme të tjera

Web TV