Kosova mes koronavirusit dhe krizës qeveritare, përfiton Haradinaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova është duke kaluar një situatë dyfish delikate, ku nga njëra anë vendi është prekur nga koronavirusi nga ana tjetër, qeveria e Albin Kurtit gjendet është në futur në krizë pas paralajmërimit të kreut të LDK-së për mocion mosbesimi ndaj kabinetit të liderit të Vetëvendosjes.

Kjo krizë erdhi menjëherë pasi Albin Kurti shkarkoi ministrin e Brendshëm nga radhët e LDK-së, Agim Veliun. Por LDK nuk e kapërdiu lehtë këtë lëvizje të Kurtit dhe kryetari i Isa Mustafa vendosi ultimatumin për ta rikthyer në detyrë ndërsa deklaroi se ndërmarrë një nismë mocioni mosbesimi ndaj qeverisë.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Ramush Haradinaj duket se kërkon të përfitojë nga situata duke takuar Isa Mustafën paraditen e sotme. Ish-kryeministri Haradinaj ka mbështetur nismën e LKD-së për mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Kurtit.

“Temë diskutimi ishte inicimi i mocionit për shkarkim të Qeverisë Kurti. Në bisedim me Isa Mustafën  e njoftova se qëndrimi i AAK-së, është pro, ne e përkrahim”, tha Haradinaj për mediat pas takimit me Mustafën.

Sipas Haradinajt, qeveria e Albin Kurtit duhet të shkarkohet dhe të formohet qeveria e re. Ndërsa LDK njoftoi se do të nisë që sot mbledhja e firma për mocion mosbesimi.

Nga ana tjetër, qytetarët e Kosovës, mes frikës dhe masave ndaj koronavirusit kanë gjetur edhe mënyrën se si do të përgjigjen ndaj kësaj situate.

Sipas mediave të Kosovës, qytetarët do të dalin sot në mbrëmje në orën 20:00 në ballkon ose dritare ku për 5 minuta do të bëjnë zhurmë me mjete shtëpiake për të kërkuar reflektim nga partitë politike.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV