‘Kalashnikov’ gati armën e re… mund të kalojë automatikun nga fama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat e armatosura ruse do të jenë të parat në botë që do të kenë në dorë një armë të lehtë të gjeneratës së re, një pistoletë që do trë jetë e lehtë si një celulat android. Pasa shumë vitesh diskutime, ushtria ruse ka vendosur më në fund të ndryshojë pistoletën standarde të ushtarëve, të njohur me emrin “Makarov”.

Kjo ka bërë që prodhuesit e armëve të hidhen në garë. Cili do të krijojë pistoletën që do të mbajnë ushtarët rusë në të ardhmen? Pretendenti kryesor duket “Kalashnikov Concern”, me pistoletën “PL-15 K”. Po çfarë ka të veçantë kjo armë?

Përdoruesit thonë se në dorë ndihet sikur po mban një “i-Phone”. Ndihet më mirë dhe më lehtë se çdo armë tjetër. Është shumë e thjeshtë për t’u përdorur nga çdo person, pavarësisht përvojës.

Mënyra se si hiqet karikatori është po ashtu shumë praktike, nuk kërkon aq shumë shtypje sa “Makarov-i”, duke e bërë të përkryer sidomos për fillestarët.

Cila është konkurrentja? “Glock”. Çdo pistoletë austriake “Glock” qëllon deri në 45.000 herë para se i zoti të mendojë ta ndërrojë. Kjo e bën konkurrenten më të fortë. Asnjë pistoletë ruse nuk i kalon 10.000 të shtëna, para se të bëhet për t’u ndërruar tyta e saj.

Por duket se pistoleta më e fundit “Kalashnikov PL-15 K” duket se do të jetë një armë e paparë dhe do të konkurojë denjësisht edhe rivalen e saj austriake “Glock”. Me këtë revolver të ri, ushtarët rus parashikohet që të qëllojnë deri në 50 mijë fishekë përpara ndërrimit, thonë ekspertët rus të armatimit.

Aktualisht arma e re është në fazë testimi, por nëse ajo do të futet në vitin që vjen (2020) në organikën e armatimit të ushtrisë ruse, shumë shpejt ajo do të behet një superarmë që do të dominojë shitjet në tregjet ndërkombëtare të armatimit./Fjala.al/

Lexo edhe :  Përse nuk mund të bëjmë ende telefonata gjatë kohës që udhëtojmë me avion?

Image result for Kalashnikov Concern PL-15 K

Related image

Image result for Kalashnikov Concern PL-15 K

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV