Ka nisur “lufta” mes Mbappe dhe PSG, bomberi francez përgatitet edhe për më të keqen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes Kylian Mbappe dhe Paris Saint-Germain ka nisur një luftë e ftohtë e cila pritet të agravohet pas vendimit të klubit francez për ta lënë sulmuesin në shtëpi dhe për të mos e grumbulluar në turin që skuadra do të zhvillojë në Japoni.

Drejtuesit u treguan të qartë se anjë futbollist nuk është mbi klubin ndërsa tashmë e kanë nxjerrë në shitje Mbappe duke qenë se dyshojnë për një marrëveshje të futbollistit me Real Madridin për t’u transferuar në Spanjë me parametër zero sezonin e ardhshëm. Megjithatë, kësaj lëvizje pritet t’i kundërpërgjigjet edhe vetë Mbappe i cili nuk do të pranojë transferimin në asnjë klub tjetër veç Realit dhe nëse PSG nuk e shet te madrilenët këtë verë, atëherë do të largohet me parametër zero sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi është i gatshëm të marrë përsipër edhe koston e këtij presioni të hapur ndaj klubit të PSG, dhe në rast se qëndron në kryeqytetin francez atëherë trajneri Luis Enrique mund të marrë urdhër për të mos e konsideruar pjesë të organikës.

Në këtë formë, Mbappe do të kalonte të gjithë sezonin në tribunë, për t’u rikthyer në fushë vetëm vitin tjetër me fanellën e Realit. Një histori kjo e Mbappe dhe PSG që nisi si një dashuri e madhe në fillim, por që duket se do të mbyllet në mënyrën më të shëmtuar me anjë prej palëve që nuk happ rrugë.

Të fundit

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të...

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

Interi vuan por fiton ndaj Genoas, zikaltërit marrin përkohësisht kreun e Serie A

Interi mposhti minimalisht 1-0 Genoan në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A. Falë këtij triumfi, zikaltrit e Inzaghit kanë marrë...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Lajme të tjera

Web TV