Rrogozhina nesër në zgjedhje! Policia rrethon qendrat, merr në ruajtje objektet zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Rrogozhinës zhvillon zgjedhjet e pjesshme vendore të dielën e 23 korrikut, pasi Kolegji Zgjedhor kërkoi përsëritjen e procesit për shkak të parregullsive të hasura nga kutia e burgut të Rrogozhinës.

Policia është angazhuar në ruajtjen e të gjitha objekteve zgjedhore me qëllim mbarvajtjen e procesit. Secili punonjës policie është njohur dhe trajnuar për detyrat që ka në këtë fazë dhe deri në përfundim të procesit, si dhe është pajisur me librin e xhepit për detyrat funksionale gjatë procesit zgjedhor.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe në Komisariatin e Policisë Kavajë, janë ngritur Grupet e Drejtimit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate bazuar në planin e veçantë të masave.

Ndërkohë ka filluar funksionimi i aplikacionit “Monitorimi elektronik i shërbimeve të Policisë së Shtetit”, i cili shfaq në kohë reale raportimet e strukturave në terren për sigurimin e rendit publik dhe të objekteve zgjedhore, gjatë procesit të votimit në territorin e Rrogozhinës.

“Policia garanton qytetarët e Rrogozhinës së ka ndërmarrë të gjitha masat, që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal, të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacenuar dhe pa intimiduar prej askujt”– thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit

Të fundit

“Nuk ka më toka të Xanuna”, Rama i lë afat Vlorës 48 orë, Dredha në aksion

Lirimi i hapësirave publike është marrë seriozisht nga Kryeministri Rama, i cili paralajmëron shkelësit në kryeqytet për ndjekje penale...

Përmbytjet në Teksas, konfirmohen 24 viktima, 20 vajza të mitura rezultojnë të zhdukura

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 vajza që ndiqnin një kamp veror rezultojnë të zhdukura, pasi shirat e rrëmbyeshëm...

“Parajsa e pazbuluar e Evropës”/ Plazhet e Shqipërisë, si në Greqi dhe Kroaci

Shqipëria rekomandohet si një destinacion për tu vizituar gjatë verës .Platforma ndërkombëtare  Travel and Towrs world analizon lehtësitë e lëvizjes me viza britanike dhe...

Djemtë tanë (nuk) shkojnë ushtarë…

Nga Kristaq Xharo* Lajmi i fundit: Serbia deklaroi dje hyrjen në fuqi të ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kroacia nuk duket se do e...

Pas vapës ekstreme, përmbytje/ Veriu i Italisë nën ujë, shtyhen 13 fluturime në Lombardi

Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta kanë përfshirë që nga mëngjesi i sotëm rajonin e Lombardisë në Itali, duke shkaktuar probleme të...

Lajme të tjera

Web TV