Manastirliu: Janë 32 pacientë tek Infektivi. Do sjellim laborator të ri për 2 javë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se 32 pacientë me koronavirus janë duke u mjekuar tek Infektivi dhe se 3 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ministria është shprehur se kanë dyfishuar respiratorët në Infektiv dhe se pas dy javësh në QSUT do të mbërrinë laborator të rinj, në lidhje live në “News 24” .

“Ne po përmirësojmë të gjitha kapacitetet. E rëndësishme është që jemi të gjithë të fokusuar për të shërbyer sa më mirë. Mjekët janë në frontin e parë të luftës me këtë armik të padukshëm. Janë 32 pacientë me koronavirus, 3 nga të cilët janë në një gjendje më të vështirë. Ne kemi dyfishuar respiratorët në infektiv. Kemi dysfishuar kapacitetet në infektiv. Do sjellim laborator të ri për 2 javë në QSUT. Janë siguruar masa edhe për të mbrojtur mjekët. Ne mund t’ia dalim në bashkëpunim me qytetarët. Ne do të ndihmojmë, sidomos moshën e tretë për të marrë veten nga ky virus. Qytetarët janë të ftuar që të mbajnë distancën sociale”, tha Manastirliu.

Manastirliu gjithashtu prezantoi edhe me numrin e ri të telefonit ku të gjithë qytetarët mund të marrin informacione për koronavirusin, Covid-19.

“Po kemi menduar një zgjidhje tjetër, pavarësisht se Qendra Kombëtare e Emergjencave ka mundësinë për të përballuar emergjencat. Kërkojnë ndihmë edhe ata që kanë nevojë për ndihmë për Covid 19, por edhe ata që duan informacion për koronavirusin. Kemi hapur numrin 0800 40 40, që do jetë shumë shpejt në dispozicion të qytetarëve që të ketë informacion për Covidin. Me këtë numër, të moshuarit marrin ndihmë nga mjeku i familjes. Kjo është linjë e dedikuar, e cila bëhet funksionale ditën e sotme”, u shpreh Ministria.

Të fundit

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi...

Luftojnë 6 sëmundje, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma arabie çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë shumë vlera ushqyese. Më poshtë po...

Aktorja tregon sfidën e jetës: Donin të më hiqnin nga puna se linda

Rozi Kostani është një aktore dhe regjisore e njohur dhe me një karrierë të pasur në fushën e artit. E ftuar në studion e...

Fshehu informacionet për COVID-19/ Gjykata amerikane dënon Kinën me 24 miliardë dollarë

Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse....

Shtyhet Barça-Osansuna, ndahet tragjikisht nga jeta doktori i skuadrës së katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga...

Lajme të tjera

Web TV