Pse duhet të hamë mëngjes rregullisht, çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi ristarton metabolizmin tuaj, rregullon nivelin e sheqerit në gjak, iu mbush me energji deri në vaktin tjetër dhe iu ndihmon të mbani nën kontroll peshën tuaj trupore.

Studimet e fundit tregojnë se të hash mëngjesin do të thotë të kesh energjinë e nevojshme për të përballuar aktivitetin e mëngjesit, pa ju marrë uria para drekës dhe pa rënë në kurthin e mesvakteve. Mëngjesi mund të quhet cilësor kur është i pasur me karbohidrate, proteina dhe fibra.

Duhet të keni parasysh se koha kur konsumoni mëngjesin është po aq e rëndësishme sa edhe vetë konsumimi i mëngjesit. Koha e duhur për të ngrënë mëngjesin është sapo të zgjoheni. Nëse e keni zakon të flini shumë, mëngjesi nuk duhet konsumuar më vonë se ora 9:00 ose 10:00.

Nëse e keni zakon ta nisni ditën me ushtrime fizike, sigurohuni më parë që të keni konsumuar një mëngjes të lehtë, si për shembull një tost ose një vezë të zierë, por pas ushtrimeve mund ta konsumoni të plotë mëngjesin tuaj.

Nëse nuk bëni ushtrime fizike, por e keni gjithmonë me nxitim në mëngjes, hani ndonjë frut ose jogurt. Është mirë që t’i kushtoni kohën e nevojshme mëngjesit, të paktën 15 minuta në ditë, përckell gazeta-shqip.

Zgjohuni 15 minuta më herët nëse është e nevojshme dhe lejojeni organizmin tuaj ta nisë ditën me një mëngjes cilësor me jogurt, qumësht apo cornflakes, ose më mirë akoma, fruta dhe një sallatë e freskët që do t’ju mbushin me energji dhe buzëqeshje për ditën e re që keni përpara.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV