Aksi Palasë-Dhërmi/ Rama: Shkurton kohën e udhëtimit përgjatë bregdetit (PAMJE)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje


Rruga Palasë-Dhërmi me gjatësi 4.45 km, pjesë e aksit Orikum-Himarë, është një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky aks i ri i cili është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Palasë–Dhërmi është një prej akseve të rëndësishme rrugore, vënia në funksion e të cilit lehtëson dhe shkurton kohën e udhëtimit turistik përgjatë bregdetit të jugut, duke lidhur  daljen e tunelit të Llogorasë me Dhërmiun dhe duke ofruar një rrugë të  re për të gjithë ata që duan të vizitojnë Dhërmiun.

Ky projekt fillon në kryqëzimin e rrugës “Rrugët e bardha”, Palasë, pikë në të cilën është përcaktuar dhe lidhja me rrugën ardhëse nga dalja e tunelit të Llogorasë, vijon më tej nën fshatin Palasë, në një trase tërësisht të re, dhe përfundon në rrugën e kampit në Dhërmi.

Gjatësia e aksit është 4.45 km, ndërsa në projekt janë parashikuar dhe ndërtimi i disa rrugëve sekondare për aksesimin e zonave turistike të banuara.

Të fundit

Fluks i lartë vizitorësh në Dardhë, bllokohet qarkullimi

Ditët e para të vitit 2025 kanë sjellë një fluks të lartë vizitorësh në fshatin Dardhë. Si pasojë, është...

“Kontroll mbi Gjykatën Supreme”/ Ministrja e Drejtësisë propozon një mekanizëm të ri

Pas luftes së hapur që kryeministri i Kosovës i ka shpallur institucioneve të drejtësisë, Prokurorisë Speciale dhe kryeprokurorit Blerim Isufaj, që e ka thirrur...

Vodhi disa markete ne Vlore duke u maskuar me kapuç dhe pelerinë

Policia e Vlorës ka zbardhur dhe dokumentuar 7 raste vjedhjesh në qytet, duke identifikuar dhe ndaluar autorin e dyshuar. Në kuadër të këtij operacioni policia...

Pezullimi i transportit të gazit rus drejt Evropës,reagon Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 1 janar se dhënia e fund e furnizimeve me gaz rus në Evropë, përmes një gazsjellësi që...

Keni ngrënë shumë gjatë festave të fundvitit? Zgjidhja si ta tretni ushqimin

Pas festave të fundvitit, shumica prej nesh mund të ndihen të rënduar nga ushqimi i tepruar. Ja disa këshilla praktike për të përmirësuar tretjen dhe...

Lajme të tjera

Web TV