Safet Gjici “rrëzon nga froni” Luizin, eksperti i IT tregon çfarë kërkojnë shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në listën e kërkimit të shqiptarëve në internet mund të zbulosh gjëra mjaft interesante.

Ajo se çfarë i kuriozon më tepër në harkun kohor të një viti, është chati i famshëm GPT, apo siç njihet ndryshe biseda me inteligjencën artificiale.

I ftuar në Anxhelo Lushka, eksperti i IT tregoi për “Shqipëria Live” tregoi se nëse për shumë muaj kryefjala e vitit në listëkërkimin e qytetarëve ishte fituesi i BBVA2 Luiz Ejlli, aktualisht ky i fundit nuk figuron në interesat e qytetarëve.

Lista e tyre nga 1 qershori ka ndryshuar totalisht. Safet Gjiçi ish kryebashkiaku i Kukësit ka marr gjithë vëmendjen pas videoskandalit seksual.

“ChatGPT është e para për këtë vit e para e cila është klikuar më shumë. Kanë kuptuar rëndësinë e saj dhe ndoshta duan të dinë më shumë informacion, për të gjetur zgjidhje për problematikat në përditshmëri.

Në vend të dytë janë filmat. Ndërsa në vendin e tretë është Luiz Ejlli. Më pas është një faqe që merret me bastet e sportit, ku jepen ndeshjet apo parashikimet për të.

Festat zyrtaret e vitit 2023 janë në radhë për klikime.

Që nga 1 qershori deri në 25 korrik, vendin e parë të kreut e mban Safet Gjici, ku kërkojnë videon, më pas marrin edhe më shumë informacion për të. Në këtë list, vijon me këngëtarin Ricky Martin, dhe filmi “Culpa Mia”. Më tej janë ishujt Faroe, e cila është një parajsë fiskale, ku depozitohen paratë e pista”, tregoi eskperti i IT.

Të fundit

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes...

Megaoperacioni Itali-SPAK, në kërkim vëllai i truprojës së Sali Berishës!

Redi Tusha, në kërkim dhe me masë "arrest në burg" me vendim të autoriteteve italiane, për llogari të operacionit "Ura" ku u firmosën 26...

“Ju tregoj pse fitoi Rama”, Arlind Qori flet më troç se kurrë

Kryetari i partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania, ku komentoi zgjedhjet e mbajtura në 11 maj. Ai...

‘PD përçahet më 10 shtator, Gaz Bardhi po bën gati një grup të ri pa Berishën’

Deputetja Flutura Açka, ka lënë të kuptohet se Gazment Bardhi dhe një grup deputetësh mund të ndërmarrin një lëvizje të re politike në muajin...

Ylli i Arsenalit u kap me 600 mijë paundë drogë, pranon fajin para gjykatësit

Më 2 shtator të vitit të kaluar, një futbollist u arrestua. Bëhet fjalë për Jay Emmanuel-Thomas, të cilit iu gjetën lëndë narkotike me vlerë...

Lajme të tjera

Web TV