Pesë filma të lezetshëm verorë, për ditët e nxehta!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Merrni një pije freskuese, prisni pak shalqi, afrohuni te ventilatori dhe shtypni play. Këta filma të lezetshëm veror do t’ju ndihmojnë në njëfarë mënyre të harroni nxehtësinë e ditës.

Ticket to Paradise

Lily (Kaitlyn Denver) mbaron universitetin dhe vendos të bëjë një udhëtim në Balin ekzotik. Atje ajo do të takojë një djalë të ri shumë simpatik i cili ka fermën e tij me alga deti dhe ata vendosin të martohen. Por prindërit e Lily, të luajtur nga George Clooney dhe Julia Roberts, nuk e duan këtë martesë.

Palm Springs

Nëse “Groundhog Day” do të ishte xhiruar në verë, do të ishte Palm Springs (ose aty për aty). Nyles (Andy Samberg) dhe Sarah (Cristin Milioti) takohen në një dasmë verore, për të cilën janë disi të mërzitur. Dhe fati, sigurisht, do t’i shpërblejë duke e rijetuar ditën e dasmës pa pushim, derisa të shohin se çfarë mund të bëjnë për ta çuar kohën përpara.

Call Me By Your Name

Vera pa këtë film të veçantë është e paimagjinueshme. 17-vjeçari Elio (Timothée Chalamet) bie në dashuri me një burrë pak më të madh se ai dhe ata kalojnë një verë në një shtëpi të bukur në fshatin italian. Ku do ta gjejmë një shtëpi të tillë?

Mamma Mia! Here We Go Again

Ne e marrim të mirëqenë që Mamma Mia e parë e kemi parë! Nuk duhet ta humbisni edhe pjesën e dytë të muzikalit më të famshëm në botë, që na rikthen në vitet ’70.

Jaws

Trileri i famshëm i Steven Spielberg zhvillohet në një qytet të qetë, i cili pret një vizitor të paftuar, që është i madh në përmasa dhe ka një prirje vrastare.

Të fundit

“U befasova nga Berisha. Më shkroi në 12 të natës dhe…”

Ilnisa Agolli ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me sezonin e ri të emisionit të saj “FLET” në...

Marrëveshja me Melonin, 15 emigrantë të dëbuar nga Italia mbërrijnë sot në Shqipëri

Një tjetër anije me 15 emigrantë në bord është nisur nga Italia dhe pritet të mbërrijë pasditen e sotme në portin e Shëngjinit. Këta emigrantë...

Greqi, zjarret kërcënim për banesat në Athinë! Urdhër evakuimi për banorët

Greqia po përballet me zjarre masive, teksa flakët janë përhapur deri në afërsi të zonave të banuara afër qytezës detare Palaia Fokaias, 40 kilometra...

“Bayern të telefonon, pyet dhe… më pas zhduket për disa javë”

Bradley Barcola, Nico Williams, Luis Diaz, Rafael Leao, Cody Gakpo. Lista e yjeve që po kërkon Bayern për krahun e majtë të sulmit këtë...

Papa Leo XIV goditet me një lodër nga turma!

Papa Leo XIV u prit me entuziazëm të madh dhe brohoritje nga mijëra besimtarë në stadiumin e qytetit, gjatë aktivitetit të organizuar për Ditën...

Lajme të tjera

Web TV