Aplikimet për universitet/ Vazhdon faza e parë online, deri në 3 gusht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej datës 29 korrik për maturantët ka nisur procesi i aplikimit onlinë në portalin u-albania për përzgjedhjen e 10 degëve të studimit.

Deri më tani kanë aplikuar 75% e maturantëve. Për raundin e parë ky proces do të mbyllet më datë 3 gusht.

“Nga mbi 20 mijë maturantë të regjistruar kanë aplikuar 15 mijë deri më tani ose 75% e tyre”, tha Arjan Xhelaj, drejtor i RASH.

Universiteti i Tiranës edhe këtë vit ka numrin më të lartë të aplikantëve deri në këtë fazë.

“Vetëm në universitetin e Mjekësisë ka mbi 6 mijë maturantë që kanë përzgjedhur një nga degët e ndryshme që ofron ky universitet. Kemi universitetin e Tiranës më të madhin në vend i cili ka mbi 9500 maturantë që kanë përzgjedhur një nga degët e këtij universiteti. Edhe Politekniku mjaft i pëlqyer ka 6 mije aplikantë si universitet. Gjithmonë interes ka patur për degët e shëndetit, teknologjisë së informacionit, inxhinieritë kanë qenë trend vitet e fundit dhe degët klasike ekonomiku dhe juridiku”, tha Xhelaj.

Për raundin e dytë që nis në shtator, maturantët do të kenë dy ditë kohë në dispozicion për përzgjedhjen e 10 degëve nga data 15-17 shtator. Publikimi renditjes në portalin u-albania do të bëhet më datë 21 ndërsa regjistrimi pranë fakulteteve do të nisë më 22 shtator dhe do të përfundojë një ditë para nisjes së vitit të ri akademik, pra më datë 1 tetor.

Këtë vit nuk do të ketë më një raund të tretë, por do të jetë ajo që quhet faza e lirë, ku maturantët do të kenë mundësi që të shkojnë të regjistrohen pranë fakultetit që ata dëshirojnë, nëse ka kuota të lira dhe arrijnë të plotësojnë kriterin e mesatares.

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV