Çmimet e qumështit të paketuar ulen me 5%/ Prodhuesit “zëvendësojnë” fermerët me importet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e qumështit të paketuar vendas kanë pësuar ulje të lehtë në këtë periudhë krahasuar me muajin maj.

1 litër qumësht i paketuar po tregtohet me çmim 180 deri 190 lekë. Rënia e çmimit krahasuar me muajin maj është 5%, ndërsa me periudhën mars-prill ku çmimet arritën pikun ulja është 25%.

Pavarësisht rënies së lehtë të çmimit, produktet shqiptare vijojnë të shiten më shtrenjtë se markat e rajonit. Çmimi i qumështit të markës “Alpsko” i Maqedonisë së Veriut tregtohet me 170 lekë për litër, ndërsa qumështi italian i markës “Carrefour” 140 lekë për litër.

Një nga operatorët kryesorë vendas të përpunimit të qumështit në vend pohoi për Monitor se pavarësisht se në këtë periudhë prodhimi i qumështit të lopës është stabilizuar dhe çmimi është ulur, rënia e tij nuk ka ndikuar në çmim.

Ulja e lehtë e çmimit është ndikuar nga shtimi i furnizimeve me qumësht importi, për shkak të leverdishmërisë së çmimit dhe sigurimit të sasisë.

“Prodhimi i qumështit të lopës në këtë periudhë është stabilizuar dhe ka mjaftueshëm në treg. Çmimi i shitjes së qumështit nga fermeri është ulur nga 90 lekë me TVSh në 80 deri 83 lekë me TVSH për litër. Pra, çmimi është ulur pak, por rënia e kostos në furnizimin me lëndë të parë është reflektuar në paga punonjësish që janë rritur shumë, por mbi të gjitha jemi në vështirësi për gjetjen e tyre.

Për këtë arsye ka hyrje të lartë të qumështit nga jashtë, pasi edhe çmimi është më i lirë. Në Hungari nga ku po furnizohemi çmimi i qumështit është 76 me TVSH plus taksën 10%”, u shpreh një nga drejtuesit e fabrikave të përpunimit të qumështit.

Lexo edhe :  100 milionë lekë arkëtime nga qiratë e pasurive të sekuestruara

Ndërsa çmimi i qumështit të deles dhe dhisë vijon të shitet me çmim të lartë nga fermerët. Për këtë arsye operatorët pohojnë se në këtë periudhë po e magazinojnë qumështin për prodhim të produkteve të gatshme.

Për shkak të kostove të lartë të blegtorisë dhe mungesës së subvencioneve prej muajsh në tregun vendas pesha e qumështit të importuar është zgjeruar.

Për periudhën janar-prill 2023, sipas të dhënave të Doganave, sasia e qumështit të importuar u rrit 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022. Në vlerë importet e 4-mujorit u shtuan 39%.

Ndërsa prodhimi vendas është me rënie. Sipas të dhënave të INSTAT sasia e qumështit të lopës së grumbulluar në 2022 ishte 7% më pak se 2021. Sasia e grumbulluar të qumështit të deles u rrit 10%, ndërsa e qumështit të dhisë u shtua 18,6%.

Për sa i përket konsumit, operatorët pohuan se pavarësisht sezonit turistik ende nuk janë realizuar pritshmërinë e tyre. Ata shprehen se në zonat turistike me tepër shitjen bëhen për supermarketet, pasi hoteleria kërkon çmime më të lira se tregu./D.Azo

Monitor.al

Të fundit

Çfarë ndodhi sot në Shkodër? Dy shtetas konfliktohen, policia në vendngjarje

Një person ka plagosur me thikë një 33-vjeçar në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në sheshin "Prek Cali", për motive...

50 gradë celcius? Pritet vala më ekstreme në histori!

La Repubblica shkruan se java e ardhshme do ta ndajë Italinë në dy pjesë. Veriu do të përballet me stuhi të forta dhe reshje...

Zbulohet mesazhi që prishi akordin e Nico Williams te Barcelona

Félix Tainta është agjenti i Nico Williams dhe vëllait të tij Iñaki, si dhe lojtarëve të tjerë të Athletic Bilbaos, dhe ishte ai që...

Vila romake u zbulua gjatë ndërtimit të shkollës, Gonxhja: Ndryshon projekti

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka vizituar ditën e sotme strukturën arkeologjike në qytetin e Durrësit, ku së fundmi është zbuluar...

Kosovë, 5% më shumë raste me kancer çdo vit

Në Kosovë, numri i rasteve të reja me kancer po rritet me një ritëm prej rreth 5% çdo vit, thotë drejtori i Klinikës së...

Lajme të tjera

Web TV