Si do të jenë temperaturat në fundjavë?/ Zbuloni surprizat që ka rezervuar moti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një front i fuqishëm ajror afrohet nga deti këtë fundjavë duke përfshirë bregdetin shqiptar me vranësira të dendura e rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Fronti do të zhvillohet dhe lëvizë shpejt drejt Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Rrebeshe intensive kalimtare shiu priten që nga bregdeti, malazez, shqiptar, Kosova, Maqedonia Veriore dhe Lugina e Preshevës.

Pra, ky front do të përfshijë territore mjaft të mëdha dhe ndoshta reshje kalimtare do të ketë në të gjitha territoret tona.

Fronti përpos shiut do të sjellë edhe ulje të temperaturave dhe fundit e kësaj vale të nxehtësisë.

Pas kalimit të frontit në bregdet pason përmirësimi i motit me alterime mes vranësirave e intervaleve kohore me diell, ndërsa më shumë vranësira priten në viset kontinentale.

Ky front do të largojë temperaturat verore përkohësisht, por vera nuk ka kaluar, prandaj priten edhe shumë ditë tjera verore pas këtij fronti i cili pritet këtë fundjavë dhe sipas të gjitha gjasave ditën e shtunë.

Deri të shtunën kënaquni me temperatura dhe mot të vërtetë veror. Ecuria e frontit të fundjavës do të përcillet me kujdes dhe për çdo ndryshim eventual do tju njoftojmë më kohë.

Të fundit

Zbardhen detaje të sherrit mes kushurinjëve në Fier, babë e bir shoqërohen në polici

Një sherr mes kushërinjve ka përfunduar në dhunë fizike me sende të forta në fshatin Cakran të Fierit. Ngjarja ka...

BSH: Çmimet e apartamenteve u rritën me 44.5% vetëm në 6 mujorin e dytë të 2024-ës

Banka e Shqipërisë vlerëson se çmimet e banesave iu kthyen rritjes së shpejtë në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar. Indeksi Fischer i përllogaritur...

Ceremonia mortore e Papa Françeskut/ Të rinjtë mbushin sheshin e Vatikanit

Në ceremoninë mortore në nderim të Papa Françeskut të bie në sy numri i lartë i të rinjve që kanë mbushur mëngjesin e sotëm,...

E rëndë në Gjermani! Polici vret 21-vjeçarin me ngjyrë, nisin hetimet

Aktivistët për të drejtat civile në Gjermani kanë kërkuar një hetim të pavarur mbi dyshimet për racizëm institucional pas vrasjes së një 21-vjeçari me...

“Unë dhe Irma jetojmë në shtëpinë ku jemi rritur”, Eranda Libohova rrëfen detaje nga jeta

Këngëtarja Eranda Libohova ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, u pyet nga “gazetarja” e vogël Debora nëse bashkëjeton në të...

Lajme të tjera

Web TV