Pogradeci nuk ta dërrmon kuletën…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

Miliona shtetas te huaj po vijnë per pushime ne Shqiperi. Kalojnë dite te nxehta ne bregdetin Adriatik e jonian, duke paguar çadra e shezlonge 10-30 euro për çift. Paguajnë 100-300 ne nate për hotelin dhe 10-30 euro për një rizoto (pilaf me pak salce e ndonjë garniturë te lehte).

Fale zotit, ende nuk kane zbuluar Pogradecin, ku ende një çift shqiptar, mund te paguaje për te gjitha këto te përmendurat me sipër pothuaj 10 here me pak, dhe te kënaqet sipas dëshirës…

Ne qofte se preferon freskun, mund ta pije kafen buze gjolit herët ne mëngjes me xhakavento krahëve ( se është freskët, teksa pjesa tjetër e Shqipërisë zhuritet). Ose mund te beje një xhiro ne pedonalen e Pogradecit ne mbrëmjen gjithmonë te freskët.

Ne qofte se preferon plazhin, mund ta shfrytëzoje atë falas gjate ditës ne plazhet publike te pajisura me çadra nga bashkia, ose te paguaje 3-4 euro n plazhet private.

Për tehraqijte e ushqimeve t ndryshme, restorantet e shumta ofrojnë nga kërnackat e peshqit lokale, deri tek pjatat elegante italiane e franceze. Për te mos përmendur edhe piceritë e shumta.

Për ata qe jetën e natës e shijojnë me zë te ulet, disa lokale gjate vijës se liqenit, qe kane muzike retro shqiptare dhe te huaj. Për ata qe e duan me te zhurmshme, kane disa night clubs ne lindje te vijës se plazhit, ku këndojnë live këngëtare me fame kombëtare.

Të fundit

Berisha mban fjalim para emigrantëve në Athinë, në krah të tij edhe Fredi Beleri

Kreu i PD-së Sali Berisha ka arritur në Athinë, ku do të mbajë fjalimin e tij. Takimi në Athinë, është...

Ilir Kulla: SPAK në kushtet e grushtit të shtetit, duhet të ndërhyjë Kushtetuesja!

Analisti Ilir Kulla e ka cilësuar vendimin e SPAK për të arrestuar një kryetar bashkie të ngjashëm me atë të një grushti shteti. Kulla...

Problemet e shëndetit mendor, Rreli: Grupmosha më e prekur, 18-40 vjeç

Me ndryshimin e kohërave, përfshi hovin që ka marr zhvillimi teknologjik, kostot në shëndetin mendor janë të larta. Për psikiatren Arjana Rreli, frekuenca më...

Po vjen Rusi

Edison Ypi Thuaj shyqyr që po vjen Rusi dhe nuk po vjen Timur Lengu ose Xhengis Khani. S’mund të mos vinte Rusi. Keni dhjetra vjet që...

Flet motra e Eglit pas takimit me të, tregon sekretin që askush nuk e ka ditur

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Egli u surprizua në Prime nga një takim me të motrën,të cilën e kishte kërkuar aq shumë dhe tha se...

Lajme të tjera

Web TV