300 oficerë policie nën verifikim nga SPAK, të dyshuar për lidhje me krimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 300 punonjës të Policisë së Shtetit të gradave drejtuese janë duke u verifikuar nga Prokuroria e Posaçme si të dyshuar për lidhjet me krimin.

Bëhet fjalë, për drejtues të drejtorisë së përgjithshme, të drejtorive vendore dhe shefave të komisariateve. Emrat e tyre kamë dalë në dosjen e mbërritur nga autoritetet belge dhe franceze, që çoi në prangosjen e ish-drejtorit të forcave Operacionale, Oltian Bistri, Prokurorit Xhevahir Lita dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Ata po verifikohen si të dyshuar që mbanin lidhje dhe kontakte me personazhe të ndryshëm të botës së krimit. Për disa prej tyre janë dërguar fletë-thirrje nga SPAK për t’u marrë në pyetje dhe që pritet të paraqiten ditët në vijim.

Në bisedat në aplikacionin SKY, disa shefa komisariatesh bisedojnë për pagesa fikse mujore që ata apo drejtues të tyre merrnin nga krimi, për veprimtari të paligjshme si lojërat e fatit apo edhe dhe të tjera.

Në dosjen e mbërritur nga partnerët ndërkombëtar, ka informacione edhe për zyrtarë të ndryshëm.

Gjithashtu në transkriptime e mbërritura në SPAK, janë fiksuar biseda ku këta persona diskutonin për të siguruar doza të lëndëve narkotike, por edhe për lojëra fati, apo aktivitet të tjera të paligjshme.

Prokuroria e Posaçme mësohet se ndodhet në fazën e verifikimeve për drejtuesit e policisë së shtetit që janë konstatuar në lidhje me botën e krimit.

Pak ditë më parë gjatë operacionit Metamorfoza, SPAK dhe Policia e Shtetit arrestuan 6 persona, ndërsa shpallën në kërkim 9 të tjerë. Hetuesit arritën të zbardhin katër ngjarje kriminale në qytetin e Shkodrës, dhe të provojnë implikimin e zyrtarëve të lartë të implikuar

Të fundit

Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon...

Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31...

Përmbysje e jashtëzakonshme, Milan shpallet kampion i Superkupës së Italisë

Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në njëduel të çmendur.  Edhe pse...

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson...

Virus i rrezikshëm përhapet në Whatsapp, në fokus punonjësit e Policisë së Shtetit

Një virus është përhapur në rrjetin e komunikimit Whatsapp dhe ka si target kryesisht punonjësit e Policisë së Shtetit. Mesazhi që në pamje te jep...

Lajme të tjera

Web TV