FOTOT/ Kjo vjeshtë është e gjitha për stilin e viteve ’90

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fiksimi ynë për prerjet e flokëve stil bob nuk ka ndryshuar aspak, madje as këtë vjeshtë. Nga bob-i italian te bob-i voluminoz, këtë vit, ne kemi parë pothuajse çdo lloj modeli flokësh të rishfaqet.

Dhe nuk është për t’u habitur, sepse kjo prerje flokësh klasike është një zgjedhje e përjetshme nëse doni të shkurtoni flokët. Për më tepër, ka edhe shumë variacione për të zgjedhur. Por këtë vjeshtë ekziston një prerje flokësh bob që u përshtatet të gjithëve.

Sipas stilistëve, ne mund të presim që stili të nisë vrullin e vet ndërsa fillojmë të rezervojmë për prerjet e flokëve në vjeshtë dhe tashmë po shohim se sinjali i një tjetër trendi bob po shfaqet sidomos javët e fundit: Bob-i i viteve ’90. Jordanna Cobella, Parukierja e Vitit në Londër dhe Ceo e sallonit “Cobella”, jep detajet.

“Nëse jeni duke kërkuar për një bob që ka shumë volum, bob-i i viteve ’90 është një zgjedhje e shkëlqyeshme. Cobella rekomandon të kërkoni për “teksturë të valëzuar dhe të lehtë” ose një “bob francez”.

Disa stilistë do të zgjedhin t’i presin flokët me brisk nëse flokët tuaj janë më të trashë, gjë që i jep strukturë shtesë gjatësisë, ndërsa gërshërët funksionojnë më mirë për ata që kanë flokë më të hollë.

Gjatë konsultimit me stilistin e flokëve, sigurohuni që të komunikoni sa shkurt dëshironi të shkoni dhe kërkoni një formë katrore në vend të formave të rrumbullakosura.

Gati për modelin e ri? Frymëzimin e modeleve të flokëve të viteve ’90 e gjeni edhe në këtë kolazh me foto.

Të fundit

Dollari, në nivelin më të ulët që nga 2008

Dollari amerikan kanë vijuar tendencën në rënie në raport me lekun, edhe gjatë javës që sapo u mbyll, për...

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

Ylli Pata Ardit Bido, është deputeti i tretë me më shumë vota prefernciale i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit të Shtetit,...

Dëmtim i rëndë, Musiala i “shokon” të gjithë, Donnarumma shpërthen në lot

Futbollisti i Bayern Munich, Jamal Musiala, ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen çerekfinale të Botërorit të Klubeve, ndaj PSG-së. Fantazisti gjerman, pas një...

Pas gati një shekulli ndalim, lumi Sena në Paris rihapet për notarët

Për herë të parë që nga viti 1923, qytetarët e Parisit mund të notojnë sërish në lumin Sena, pas më shumë se një shekulli...

Ish-administratori i Bankers dërgohet në burg/ Avokati kundërshton procedurat hetimore

Në një deklaratë për mediat, avokati i ish-administratorit të kompanisë “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, ka reaguar ndaj masës së sigurisë “arrest me burg” të...

Lajme të tjera

Web TV