Rikthehen infektimet nga COVID-19/ Mjekët: Ndikon edhe fluksi i turistëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një periudhe relativisht të shkurtër me pothuajse zero raste të COVID-19, janë rikthyer sërish infektimet. Mjekët thonë se në qendrat shëndetësore të Tiranës janë paraqitur shumë pacientë me sëmundshmëri akute si pasojë e infektimit nga virusi pandemik.

Në Qendrën Shëndetësore Nr. 3, ku drejton mjekja Bruna Shiroka, situata është rënduar dhe pozitiviteti i testit nuk është më i vlefshëm.

Vetëm sot në zonën që unë mbuloj si mjeke janë paraqitur katër raste me COVID-19, por mendoj se ky numër është më i lartë se kaq, sepse edhe ata që kanë dalë pozitivë janë ashtu për vonesën e tyre ose prej keqllogaritjes së kohës kur e marrin tamponin,” sqaron doktoreshë Shiroka.

Infektimi me COVID-19 shoqërohet me shenja që nuk janë të lehta në fazën akute.

Rastet janë me temperaturë të lartë, dhimbje trupore, dhimbje fyti, ndërsa kur shfaqen komplikacionet, pacienti vjen edhe me dhimbje të forta në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje,” shton mjekja e Qendrës Nr. 3.

Sipas mjekëve, rishfaqja e COVID-19 është pasojë edhe e fluksit të lartë të lëvizjeve të turistëve vendas e të huaj. Aeropaortet dhe qëndrimi për shumë gjatë në avione kanë rrezikshmëri shumë të lartë për infektim.

Instituti i Shëndetit Publik ende nuk ka një përgjigje për variantin COVID që po qarkullon në vend.

Të fundit

Vjosa Osmani zbulon planin serb: Ja cilat ishin lëvizjet në kufi

Presidentja Vjosa Osmani mbajti pasditen e së enjtes një konferencë për media ku zbuloi planin serb për përshkallzimin e...

Era favorizon zjarrin, flakët nuk po ndalen në pyjet e Drenovës

Flakët të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt kodrave të Gorishovës duke u...

“Partitë e reja duhet të bashkohen, ose përndryshe…”

Për gazetaren Juela Meçani, përplasja Lapaj-Shabani ndodhi pasi kanë pasur pritshmëri të larta se do të merrnin vota për të marr të dy mandatin...

Bardha pyet Ramën: Ku ta gjej faturën se Muçi s’më dha zgjidhje?

"O Muçi, ku ta gjej faturën, e kam mbledhur në mal!" Mjafton të lexosh apo dëgjosh këtë fjali për të kuptuar që bëhet fjalë për...

Përmbysje në Letoni, Vllaznia kalon në raundin e dytë të Conference League

Përmbysje spektakolare në Letoni, Vllaznia përmbys humbjen dhe siguron kualifikimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës Vllaznia ka arritur një përmbysje spektakolare në...

Lajme të tjera

Web TV