Shkenca/ Konsumi i ujit të ftohtë, benefitet dhe dëmet që shkakton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për një shëndet sa më të mirë, ekspertët rekomandojnë pirjen e 2 deri 3 litrave ujë në ditë. Mirëpo a duhet ta pijmë të ftohtë apo të ngrohtë? Cilat janë avantazhet dhe rreziqet që mund t’i shkaktoj uji i ftohtë për shëndetin tonë, mund ta lexoni në artikullin më poshtë:

Shumë besojnë që pirja e ujit të ftohtë mund të ketë më shumë efekte negative sesa pozitive. Thuhet se uji i ftohtë mund të bëjë që stomaku juaj të kontraktohet, duke e bërë kështu procesin e tretjes më të vështirë, disa studiues të tjerë gjithashtu besojnë se trupi duhet të punoj më shumë nëse pini ujë në temperaturën nën 4 gradë. Por, sa është e vërtetë kjo?

Në një studim të vogël, konsumimi i ujit të ftohtë ndikon në trashjen e mukozës së hundës, duke e bërë më të vështirë ajrin të kaloj nga hundët, ndërsa konsumimi i ujit të ngrohtë e ka efektin e kundërt, duke e bërë frymëmarrjen më të lehtë.

Në një studim tjetër, thuhet se pirja e ujit të ftohtë është e lidhur me migrenën apo dhimbjen e kokës.

Sipas mjekësisë kineze, pirja e ujit të ftohtë me vaktet besohet se krijon një çekuilibër brenda trupit, prandaj ushqimi sipas kinezëve, duhet të hahet me ujë të ngrohtë. Gjithsesi, nuk ka prova të mjaftueshme për këtë teori.

Megjithëse uji i ftohtë duket se bën mjaft dëme për organizmin tuaj, ai ka edhe disa benefite, të cilat janë:

Balancon temperaturën pas stërvitjeve– pirja e ujit të ftohtë mund të parandaloj mbingrohjen e trupit tuaj pas një séance të vështirë stërvitje. Konsumimi i ujit të ftohtë ja bënë trupit më të lehtë të rikthej temperaturën normale.

Lexo edhe :  E vërteta për mishin: A duhet ta heqim nga dieta jonë?

Mund të siguroj energji– uji i ftohtë është dëshmuar se mund t’i sigurojë trupit tuaj më shumë energji gjatë ditës, edhe pse nuk ka ndonjë studim të mirëfilltë në këtë aspekt.

Mund të promovojë humbjen e kalorive– sipas disa ekspertëve, uji i ftohtë ndihmon në mirëmbajtjen e peshës, duke e rrit shpenzimin e energjisë apo kalorive.

Të fundit

Përplasi dje motorin me makinë, e pëson 36 vjeçari në Korçë

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e djeshme në afërsi të Spitalit Rajonal të Korçës, ku janë përfshirë një...

Kush është ish-punonjësi i policisë që akuzohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal

Altin Morina është njëri nga dy ish-punonjësit e policisë që është shenjëstruar nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane në kuadër të operacionit të përbashkët...

Reshjet e shiut “mbulojnë” gjithë vendin, anulohen lundrimet në Vlorë

Moti i përkeqësuar ditën e sotme ka bërë që në qytetin bregdetar të Vlorës të ndalohen lundrimet për disa mjete. Sipas njoftimit bëhet me dije...

“Prezantonin ata që s’kanë idenë”, Roza Lati kunjë Top Channel-it?

Moderatorja e njohur Roza Lati përmes platformës "Instagram" ka treguar në lidhje me mungesën e saj në televizion. Në përgjigjet e saj, ish-banorja e "BBVA...

Frekuentoheshin nga elita! Cilat janë dy lokalet në Durrës që u sekuestruan sot nga SPAK

Në kuadër te operacionit të gjerë antimafia të koduar “Ura”, Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Prokurorinë e Barit, lëshuan një sërë urdhër-arrestesh si...

Lajme të tjera

Web TV