Ndeshja gjysmë-finale për Ligën e Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës që ishte planifikur të luhej më 26 mars është spostuar për në qershor për shkak të koronavirusit.
Ky lajm u bë publik nga UEFA pas mbledhjes me 55 federatat e saja që zhvilloi më 17 mars për masat që duhet më merreshin ndaj virusit të rrezikshëm në futboll.
Megjithatë ajo që ka habitur këdo është fakti se kjo ndeshje që u spostua për në qershor do të zhvillohet me praninë e tifozëve, ndonëse situata nga koronavirusi sa vjen e përkeqësohet.
Ky lajm u bë publik nga gazetari sportiv nga Maqedonia, Reshat Ibrahimi, i cili informoi se ndeshja do të luhet në 4 qershor në një stadium me tifozë./Fjala.al/