PSG po kërkon zëvendësuesin e Tuhel, Alegri në sitën e parisienëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori Sportiv i skuadrës së Paris Saint-Germain, Leonardo ka nisur kontaktet me trajnerin italian, Masimiliano Alegri për ta sjellë në Paris sezonin e ardhshëm.

Ky lajm është bërë publik nga portali “Foot Mercato”, ku shtohet se tekniku aktual i parisienëve Tomas Tuhel është duke u larguar çdo ditë e më shumë nga PSG-ja.

Tuhel ka bërë të mundur që t’i japë në dorë Ligën 1 parisienëve dhe e kualifikoi skuadrën e tij në çerekfinale të Champions League, megjithatë problemet e vazhdueshme me yjet e kësaj skuadre duket se kanë ndikuar mjaft në qëndrimin etij.

Leonardo i mori frerët e PSG-së përsëri verën e kaluar dhe duket tani ka ardhur koha të ketë në ekip një trajner të zgjedhur nga vetë ai./Fjala.al/

Të fundit

Rama kritikon universitetet: Vendi i kopjimeve, doktoratura të kota dhe të dhëna nul

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Raportin e Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë. Kreu i...

Rikthim në Superiore, Mirel Josa merr “frenat” e ekipit që i shpëtoi rënies nga kategoria

Mirel Josa rikthehet në Superiore pas më shumë se një viti.. Ai do të marrë drejtimin e skuadrës së Bylisit i cili shpëtoi rënies...

“Pa bukë e ujë…”, 9 marinarë të huaj prej muajsh të bllokuar në Portin e Durrësit

Nëntë marinarë të huaj qëndrojnë të bllokuar prej muajsh në portin e Durrësit, pa mundur të marrin mbrapsht pasaportat e tyre, ndërkohë që situata...

1925 – Gjyqi i Skopit, shkenca dhe feja përplasen në sallën e gjyqit

Në verën e vitit 1925, qyteti i vogël Dayton, në shtetin Tennessee të Shteteve të Bashkuara, u kthye papritur në qendër të debatit kombëtar...

Beteja e fundit për mandatin! Lapaj shkresë Celibashit: KQZ të më japë vendin e deputetit

Kreu i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nuk heq dorë nga ‘lufta’ për tyë marrë mandatin e deputetit, në limitet kohore, ndërsa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi...

Lajme të tjera

Web TV