Koronavirusi në SHBA, ende në “fazën e përshkallëzimit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i qeverisë amerikane për sëmundjet, Anthony Fauci thotë se Shtetet e Bashkuara janë ende në “fazën e përshkallëzimit” të koronavirusit. Fauci, ekspert i njohur i sëmundjeve infektive, i bëri komentet në një intervistë me shefin ekzekutiv të kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg.

Dr. Anthony Fauci, i cili njihet si eksperti kryesor i vendit për sëmundjet ngjitëse, është marrë në të kaluarën me terapitë dhe vaksinën për Sidën si dhe me epidemi të tjera. Ai është aktualisht anëtar i grupit të punës të ngritur nga Shtëpia e Bardhë për frenimin e koronavirusit.

Anthony Fauci, ekspert i qeverisë amerikane për sëmundjet: “Se sa kohë do të duhet për një kthesë në çështjen e koronavirusit, kjo do të varet shumë nga suksesi që do të kemi në frenimin dhe zbutjen e përhapjes së tij,” tha ai në një bisedë me kreun e kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg.

“Nëse virusi lejohet të përhapet i papenguar, do të shohim se piku i tij do të jetë tepër, tepër i lartë, i cili më pas do të fillojë zbritjen.”

Ai tha se e gjithë kjo nuk do të jetë e lehtë për shoqërinë, por nëse frenimi dhe zbutja bëhet me sukses, minimumi koronavirusi do të zgjasë disa javë.

Dr.Fauci tha se të rinjtë vërtet preken më pak por kanë përgjegjësi për të mos e përhapur sëmundjen tek të tjerët.

“Ata që janë të rinj mendojnë se janë disi të paprekshëm. Edhe unë sigurisht që ashtu ndihesha kur isha shumë i ri. Vërtet mund të jetë i paprekshëm për disa gjëra, por edhe pse ka më pak gjasa të sëmuret rëndë, çdo i ri ka përgjegjësi jo vetëm për veten, por për shoqërinë në përgjithësi, veçanërisht për ata njerëz që janë të ekspozuar.”

Lexo edhe :  50 gradë celcius? Pritet vala më ekstreme në histori!

Dr. Fauci foli edhe për ndikimin e motit në frenimin e koronavirusit:

“Në përgjithësi, sëmundjet që prekin rrugët e frymëmarrjes si gripi dhe viruset e të ftohurit të zakonshëm, kanë prirjen të përhapen më mirë në mot të ftohtë dhe të thatë. Kur vjen moti i ngrohtë dhe i lagësht, njerëzit dalin jashtë, nuk rrinë brenda. Dhe viruset në përgjithësi e pëlqejnë motin e ftohtë e të thatë, se sa të ngrohtin. Ky është fakt. Në rastin e tanishëm, meqenëse ky është një virus fare i ri, ne nuk kemi një ide nëse ai do të ndjekë të njëjtin model.”

Për shumicën e njerëzve, koronavirusi i ri shkakton vetëm simptoma të buta si ethe dhe kollë. Tek disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore, mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, si pneumoni.

Shumica dërrmuese e njerëzve shërohen. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, njerëzit me simptoma të buta shërohen në rreth dy javë, ndërsa ata që e përjetojnë rëndë mund t’u duhen tre deri në gjashtë javë./ Voa

Të fundit

Pse barku me muskuj është gjëja më pak radikale në transformimin e Sacha Baron Cohen

nga Stuart Heritage Ka një ritual që pothuajse çdo aktor komik e përjeton gjatë karrierës së tij. Pas vitesh –...

Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!

Mikroplastikat janë zbuluar tashmë jo vetëm në gjak, qumësht gjiri apo organe të ndryshme, por edhe në kockat tona. Pyetja kryesore që shtrohet është:...

Klajdi Musabelliu: BBV më riktheu në skenë. Për mua është një adoleshencë e dytë!

Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun. Ai foli për periudhën pas daljes nga...

Alimehmeti pasardhës i Sali Berishës? Ja si përgjigjet ish-kandidati demokrat

Ilir Alimehmeti, në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në a2 cnn, u pyet nëse do të përfshihej në një garë të mundshme për...

Më shumë interesohet Thaçi për Tiranën, sesa Kurti për të

Nga Ben Andoni Për Tiranën zyrtare Kosova është thjesht një shtet i dytë shqiptarësh, të cilit jo nuk mund t’i ndërhyhet por as t’i flitet...

Lajme të tjera

Web TV