Mal i Zi në zgjedhje parlamentare/ Emërohet kreu i ri i qeverisë, ja kush merr ‘timonin’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç e ka zgjedhur liderin e partisë Evropa Tani, Millojko Spajiq si mandatar për kryeministër dhe formim të Qeverisë së re.

Ai e ka marrë këtë vendim dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në këtë shtet.

Spajiq i ka tani 90 ditë për të formuar koalicion dhe për ta formuar Qeverinë.

“Pres përgjegjësi dhe përshtatshmëri nga Spajiq, dhe të gjithë aktorët politikë që marrin pjesë në negociatat për formim të Qeverisë”, ka thënë Millatoviq.

“Besoj se në këtë moment, Mali i Zi ka nevojë për Qeveri stabile, të pandarë nga profili evropian”.

Partia Evropa Tani ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Përbërja e Qeverisë në ardhje do të ofrojë një pasqyrë të asaj se kah do të drejtohet ky vend, ndonëse vazhdimisht përmendet synimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zgjedhjet e qershorit janë mbajtur vetëm disa muaj pasi udhëheqësia politike e Malit të Zi është goditur nga humbja e ish-presidentit Millo Gjukanoviq në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të prillit.

Prej formimit të saj më 2022, partia Evropa Tani është zotuar për të çuar përpara platformën pro evropiane dhe është zotuar për rritje të pagave e kryerje të reformave.

Të fundit

Ilnisa tregon planin me Meritonin pasi të dalë nga BBV: Ai do bëjë tatuazh buzët e mia…

Gazetarja e njohur, Ilnisa Agolli, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku komentoi pak lojën...

Njerëzit e Berishës dhe Metës rrihen me njëri-tjetrin në protestën para Bashkisë

Protestuesit e Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës janë përplasur ashpër mes njëri-tjetrit Mungesa e mbështetjes ka ngjallur pakënaqësi në radhët e tyre. Sikurse mund të...

“Marrin pagesa deri 100 mijë euro”, analisti zbulon dy gazetarët që u shërbejnë bandave

Analisti Arjan Curi deklaroi në emisionin ‘3D’ se dy gazetarë, një burrë e një grua marrin deri 100 mijë euro për t’u shërbyer bandave. Ndërsa...

SKEMA E RE/ Mënyra e vetme për të përfituar pension për ata që nuk figurojnë në regjistra

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, i bën thirrje ISSH për ngritjen e një grupi të posaçëm për identifikimin e personave të cilët hasin problemin...

Protesta para Bashkisë, një qytetare detyrohet të largohet nga tubimi, u përplas me…

Tensione ka pasur sërish në protestën e organizuar nga Aleanca për Teatrin dhe opozita. Një qytetare është larguar nga tubimi, pasi është përplasur me protestuesit...

Lajme të tjera

Web TV