Krifca: Mbështetje financiare prej 40 mijë lekë në muaj për të studiuar në UBT

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ftoi sot studentët të studiojnë në Universitetin Bujqësor të Tiranës

Ajo u shpreh sot se, do të ketë  mbështetje financiare prej 40 000 lekë në muaj për ata që studiojnë në disa programe të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

“UBT është votuar si universiteti numër 1 në Shqipëri për disa vite me radhë për ofertën akademike të tij, duke u bërë një nga universitetet më moderne të shkencave të jetës në vend”, theksoi Krifca.

Ministrja u shpreh se, “në këtë universitet mund të studioni në fushën e bujqësisë, mjedisit, pylltarisë dhe sigurisë ushqimore, me 20 programe bachelor, më shumë se 30 programe masteri dhe 6 programe doktorate, të cilat fokusohen veçanërisht në shkencat bujqësore dhe ato të jetës (bujqësi, ekonomi dhe agrobiznes, ushqim, mjedis, mjekësi veterinare dhe pyje)”.

“Për të studiuar në këto programe, studentët nuk do të paguajnë tarifë studimi, por do të përfitojnë 40 000 lekë në muaj dhe do të kenë mundësi të akomodohen në kampusin e universitetit për një pagesë simbolike prej 5000 lekë në muaj”, nënvizoi Krifca.

“Në bashkëpunim me universitetin BOKU, Vjenë dhe Viterbo, Itali, UBT ofron mundësinë e përfitimit të dy diplomave njëherazi për degën që zgjidhni të studioni, duke e bërë diplomën tuaj të njohur ndërkombëtarisht dhe duke hapur më shumë mundësi karriere në fushën e bujqësisë”, theksoi ajo.

“Ftojmë të rinjtë që t’i bashkohen Bujqësisë, duke zgjedhur të studiojnë në disa programe prioritare për vendin tonë pranë Universiteti Bujqësor të Tiranës”, përfundoi Krifca./ S.M

Të fundit

“A janë femrat e lumtura?”, Sazan Guri kthen sytë nga vetja: Gruaja ime…

Ndonjëherë të kuptosh një femër dhe dëshirat e saj është më shumë se sa thjesht e komplikuar, meshkujt shprehen...

E trishtë/ Këngëtari i njohur gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Ditën e djeshme në mbrëmje, këngëtari koreano-jugor i K-pop-it, Wheesung, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në moshën 43-vjeçare. Ai u gjet...

Berisha do pafajësi, jo pushtet

Nga ARTUR  AJAZI Deri tani, duket sikur Sali Berisha po Lufton me të gjitha “bateritë” e tij për të ardhur në pushtet. Në fakt, ai...

Agravon sherri në kryeqytet/ Të rinjtë përleshen në mes të rrugës, ndërhyjnë kalimtarët

Një sherr mes disa të rinjve ka agravuar në përplasje fizike mës tyre. Ngjarja mësohet se është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e...

Nis numërimi mbrapsht për KQZ, Rama cakton orën e finales për listën e PS

Kur numërimi mbrapsht ka filluar drejt orës për të dërguar kandidatët për deputet në PS, mësohet se kur PS do t’i japë dorën e...

Lajme të tjera

Web TV