5 vite pa babain/ Aida Shtino prek me postimin e ndjerë: Më ka këputur malli…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura në Shqipëri. Pavarësisht shkëputjes nga ekrani, Shtino do të njihet gjithmonë si fytyra e “Njerëz të Humbur” format i cili ka qënë një ndër më të ndjekurit në Shqipëri.

Në një postim të fundit, moderatorja ka përlotur fansat e saj me një dedikim për të atin e ndjerë, në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Postimi i plotë:

“Pesë vjet sot, që ti nuk je më mes nesh dhe mua më ka këputur malli…
Ah sa më mungojnë bisedat tona në ballkon, kafetë e mëngjesit, gjithçka që ne bënim së bashku si familje..😥 Me ty kam kërcyer për herë të parë… Isha e vogël dhe këmbët nuk më arrinin në tokë, por ti më jepje siguri dhe më bëje ta ndjeja veten si princeshë..👑
Më mësoje valsin, që e kërceje aq bukur me mamin…
Këtë kërcim do ta ruaj gjithmonë në zemër…❤
E di o babi se je përtej, së bashku me mamin dhe kjo më ngushëllon, se jeni aty të dy bashkë dhe tashmë shkëlqeni nga lart, si yje..
Sonte në mes të të gjitha yjeve në qiell, do të dalloj edhe dy yjet e mi…🌟🌟
E do t’iu them se ju desha e do t’iu dua përjetë dhe se isha me fat, që ju ishit prindërit e mi! ❤❤
U prehshi në paqe !”

    S.M

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV