Rama: Nuk ka kënaqësi më të madhe për shqiptarët se të mikpresin italianët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi gjysëm milioni italianë kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar gjatë kësaj vere.Kryeministri edi Rama në një intervistë për Rai News 24 kreu i qeverisë Edi Rama theksoi se gjatë këtij viti ka pasur një fluks të turistëve italinë në vendin tonë.

“Ky vit është i jashtëzakonshëm sepse kemi një boom të turistëve  italianë që po arrijnë deri në gjysëm milioni ,që është një gjë e jashtëzakonshme .kjo na bën të buzëqeshim sepse ne e duam Italinë dhe të shohim  italianët këtu, është një  moment fitimi në aspektin moral pasi Italia na priti shumë vite dhe na bëri të ndjeheshim në shtëpinë tone ndërkohë që të bëjmë të ndjehen italianët si në shtëpinë e tyre është ajo që kemi ëndërruar gjithmonë.”

Pavarësisht se çmimet që ofrohen në Shqipëri për të pushuar janë më të lira se në vendet e tjera Europiane ,kryeministri Edi Rama thekson se një trend i tillë nuk do të vijoj gjatë .

“Përsa i përket bukurisë Italia nuk mund të  vendoset në vend të dytë nga askush.Shqipëria është një Itali e vogël dhe është e qartë që nuk është një vend i kushtueshëm për turistët e huaj.Dua të them po çmimet do të rriten por aktusalisht janë këto që janë,janë  të përballueshme.Por për italianët nuk është vetëm cështje cmimesh por edhe për faktin se ndihen si në shtëpinë e tyre ,të gjithë dinë italisht dhe nëse thua jam Italian je si një prej nesh.”

Kreu I qeverisë shqiptare ka zbuluar se ai pushon çdo verë në jug të Shqipërisë midis Vlorës dhe Sarandës.

Të fundit

Gjyqi për “Partizanin”! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me Andia Ulliri

Dosja “Partizani” do të gjykohej nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja Elsa Ulliri dhe anëtarët Bib Ndreca dhe...

Tragjedia e “Soyuz 11”, tre kozmonautë sovjetikë vdesin në heshtje

30 qershor 1971 Në heshtjen e thellë të kozmosit, ku nuk dëgjohet britmë e njeriut dhe çdo frymëmarrje është një akt inxhinierik, vdekja vjen pa...

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

Një variant i ri i Covid që tashmë po zëvendëson Nimbus po përhapet gjithnjë e më shumë në Europë. Xfg, i riemëruar Stratus nga...

“Enveri i ra tavolinës me grusht”, ish-ministri Lufter Xhuveli: Ma mbajti dorën gjatë

Këtë javë i ftuar në “E Diell”, ish-Ministri dhe agronomi i njohur, Lufter Xhuveli, ka bërë një rrëfim të rrallë. Ai ka rrëfyer për jetën...

Shpërthimi i Tunguskës, simboli i një misteri kozmik

30 qershor 1908 Në agimin e një dite të zakonshme vere, më 30 qershor 1908, qielli mbi Siberinë lindore u çel befas nga një dritë...

Lajme të tjera

Web TV