“Të dalin vlonjatët në ballkon të shajnë virusin nga motra”, Rama mbështet kërkesën e vlonjatëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë ka paralajmëruar qytetarët e do të ketë ndëshkime të ashpra ndaj atyre që shkelin rregullat e izolimit duke dalë nga shtëpia, tregoi dhe një kërkesë që i kishte ardhur në telefon nga disa qytetarë nga Vlora.

Ai tha se në orën 19:00 është paralajmëruar që vlonjatët të dalin në ballkone dhe të shajnë virusin nga motra. Teksa mbështeti iniciativën e tyre dhe se si deputet i kësaj zone do i bashkohet, Rama pohoi se qytetarët kurrësesi nuk duhet të dalin nga shtëpia.

“Deri të hënën në orën 5 të mëngjesi asnjë hap larg shtëpisë. Më shkruajnë nga Vlora se kanë vendosur të dalin në ballkon ne 7 të shajnë virusin nga motra. Se di si duruan kaq gjatë që s’u morën me motrën e kompetentin. Unë bashkohem sot dhe u jap mbështetjen time si deputet i Vlorës, me kusht që ta bëjnë nga ballkoni dhe mos të bëjnë hap jashtë derës së shtëpisë.

Ne të tjerët duhet të bëjnë ritualin në shtëpi dhe t’u tregojmë vendin këtyre tradhtarëve të kësaj pakice të vogël që po na prish punë dhe tu japim njëri-tjetrin ndihmën e nevojshme shqiptarëve. Rrugë tjetër nuk ka dhe kush kërkon rrugë tjetër mund t’i bjerë murit me kokë për mos të dalë nga shtëpia.”, tha Rama.

Të fundit

“Fitoi Shqipëria Europiane 2030!” Olta Xhaçka reagon pas fitores me rezultat të ngushtë

Olta Xhaçka ka reaguar pas fitores në qarkun e Tiranës si kandidate në listën e hapur të PS, në...

Itali, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine, iu gjetën 7000 euro…

Një 26-vjeçar shqiptar i dyshuar për trafik droge është arrestuar nga karabinierët e Cesena në Itali, ndërsa tre pjesëtarë të grupit ishin ndaluar më...

Minxhozi: Ju tregoj ndryshimin e Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar sonte në “Real Story”, analizoi politikisht dy figurat e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin, të cilët rivalizuan...

VIDEO: Trazira në burgun e Korfuzit me shqiptarë, të burgosurit u vënë flakë dyshekëve

Një situatë e tensionuar është regjistruar ditën e sotme në institucionin e vuajtjes së dënimit të Korfuzit, ku disa të burgosur refuzuan të hynin...

Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, një shqiptar është në listë!

Në mesin e 38 personave të arrestuar për komplot nga autoritetet e Venezuelës është edhe shqiptari Enid Kasmi. Nga 38 të arrestuarit, 21 janë shtetas...

Lajme të tjera

Web TV