“Ministrat me rrogën më të lartë në Ballkan”/ Ankohet deputeti Sula

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Në këtë kohë krize të çmimeve, qeveria ndonëse Socialiste ka treguar se vetëm me politika sociale nuk ecën”, kështu është shprehur deputeti i PD, Dashnor Sula në një reagim në “Facebook”.

Teksa komenton situatën ekonomike, Sula thotë se ministrat e qeverisë janë me rrogën më të lartë në Ballkan, ndërsa ndihma ekonomike është 3 herë më e ulët.

REAGIMI I PLOTË:

Ministrat e qeverisë me rrogën më të lartë në Ballkan, ndërsa ndihma ekonomike 3 herë më e ulët sesa e thotë Banka Botërore.

Në këtë kohë krize të çmimeve, qeveria ndonëse Socialiste ka treguar se vetëm me politika sociale nuk ecën. Në këto kohë tregoi edhe një herë që është qeveria e të pasurve ndërsa shtresën në nevojë e lë që të vuaj për të mbijetuar.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave në 4-mujorin e parë të vitit 2023 rreth 64 mijë familje u trajtuan me ndihmë ekonomike nëpërmjet një fondi prej 1.5 miliardë lekësh. Pagesa mesatare mujore për familje ishte 5,866 lekë në muaj ose rreth 61 dollarë.

3.2 herë me e ulët se kufiri i vendosur nga Banka Botërore për të siguruar mbijetesën.

Në një kohë që për qytetarët nuk ka para edhe pse buxheti mbushet me më shumë taksa për shkak të rritjes së çmimit, për qeverinë e tij e cila nuk e di sa e ka rrogën sërish u kujdes që në fund të sesionit parlamentar të rriste pagën e tyre.

Krahasimi i të dhënave zyrtare tregon se, pagesa nga ndihma ekonomike për familje ka rënë me 18 % në krahasim me vitin 2022. Gjatë vitit të kaluar u shpërndanë 5,3 miliardë lekë për rreth 62 mijë familje, me një përfitim mujor mesatar 7,1 mijë lekë.

Lexo edhe :  Diaspora i beson Edi Ramës, fitore e “frikshme” e socialistëve

Të dhëna krahasuese të Bankës Botërore tregojnë se, pagesa e asistencës sociale në Shqipëri mbulon vetëm 20 për qind të popullsisë që jeton në varfëri.

Ndër 25 vende të Evropës dhe Azisë Qendrorë që u morën në krahasim Shqipëria bashkë me Bjellorusinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe Taxhikistanin kishin mbulimin më të dobët të shtresës së varfër me asistencë socialë, një zë buxhetor që mbështet familjet në pamundësi ekonomike./E.T

Të fundit

Janar – prill 2025, investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga 2010-a

Teksa nevojat për investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi janë shumë të mëdha për të mbuluar hendekun e standardeve...

Ish-punonjësit e Blake Lively thonë se puna me të ishte rraskapitëse

Problemet duket se nuk kanë fund për aktoren Blake Lively. Ndërsa beteja ligjore mes saj dhe Justin Baldoni, regjisor dhe koleg në filmin “It...

E rëndë në Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, ndërron jetë në vend

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:15, në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, ku një pacient ka humbur jetën...

Goditja e tre grupeve kriminale/ Eurojust sjell detaje nga operacioni me 52 urdhërarreste

Eurojust ka dhënë detaje për goditjen e tre grupeve kriminale gjatë operacionit “Ura” të realizuar nga autoritetet shqiptare dhe italiane. Grupi akuzohet për trafik ndërkombëtar...

SHBA do të vendosë armë në hapësirë, çfarë është “Kupola e Artë” e propozuar nga Trump!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shpalosur konceptin për programin e ardhshëm të mbrojtjes ajrore: Kupola e Artë. Ky kundërajror shumështresor, në...

Lajme të tjera

Web TV