VIDEO/ Situatë apokaliptike nga zjarret në Kanada, evakuohen mbi 168 mijë banorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gati 168,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në të gjithë Kanadanë që nga fillimi i sezonit të zjarreve të këtij viti.

Banorët e Yellowknife u urdhëruan të mërkurën të evakuoheshin deri të premten pasi qyteti më i madh në Territoret Veriperëndimore të Kanadasë kërcënohet nga përhapja e zjarreve.

Gati 168,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Kanada që nga fillimi i sezonit rekord të zjarreve të këtij viti, i cili aktualisht është aktiv në Territoret Veriperëndimore, një zonë dy herë më e madhe se Franca metropolitane, ku ka 230 fronte aktive.

Me lëvizjen e shpejtë të flakëve, Ministria lokale e Mjedisit mbrëmë urdhëroi banorët e Yelloëknife të largoheshin me çdo mjet të mundshëm, me rrugë ose me ajër.

Por përtej situatës alarmante, ajo që bie në sy, është rregulli që banorët kanë edhe në rrugë. Vargu i gjatë i makinave nuk bëhet kurre për dy duke lënë një korsi për cdo situatë emergjente.

Nga ana tjetër, forcat e armatosura mbeten në këmbë për të ofruar ndihmë për banorët e Territoreve Veriperëndimore.

Krahas kësaj, provinca fqinje e British Columbia, e cila gjithashtu u testua ashpër këtë vit nga zjarret në pyje, regjistroi temperatura mbi 40 gradë Celsius, për herë të parë këtë vit në Kanada.

Në qytetin Lytton, temperatura arriti në 41.4 gradë të hënën, dy vjet pasi u përfshi nga flakët, në ditët që pasuan “kupolën e nxehtësisë” të paprecedentë, kur merkuri tregoi një rekord prej 49.6 gradë Celsius.

Lexo edhe :  Dashuri në një klimë të ftohtë: Putin dhe romanca e tij me Trump në Alaska

Kanadaja, është prekur vitet e fundit nga ngjarjet ekstreme të motit, intensiteti dhe frekuenca e të cilave po rritet për shkak të ndryshimeve klimatike./E.T

Të fundit

Fshatrat e shkrumbuar të Gramshit/ Skënderbegas, banorët: Pamë ferrin me sy

Kjo është gjithçka që mbeti pas zjarrit që përfshiu 7 fshatra të bashkisë së Gramshit. Flakët që morën gjithçka që...

‘Amerikë, jemi kthyer!’ Trump futet në TikTok me mesazhe për 170 milionë përdorues

Të martën, Shtëpia e Bardhë krijoi një llogari zyrtare në TikTok, me synimin për të përcjellë mesazhet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, te...

“Skyscanner”: Ja cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri

Zbuloni plazhet më të mira të Shqipërisë, ku ju presin peizazhe mahnitëse bregdetare, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane të udhëtimeve “Skyscanner”. Shqipëria...

FMN: Reformat efikase mund të rrisin me 9% PBB-në e Shqipërisë

Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe në përgjithësi atë të Ballkanit Perëndimor me rreth 9 për qind në...

Votuam pro e kundër ndalimit të Palestine Action, por kemi plan ta përfundojmë rrëmujën

Stella Creasy dhe Peter Hain* Asnjëri prej nesh nuk e mbështet organizatën, por ajo që po ndodh nuk arrin as të mbrojë të drejtën e...

Lajme të tjera

Web TV