77 vite bashkë/ Martesa e ish-presidentit amerikan thyen çdo pritshmëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter, dhe bashkëshortja e tij, Rosalynn Carter, e cila sot mbush plot 96 vjeç, vazhdojnë të jenë të martuar edhe pas 77 vitesh jete së bashku. Pavarësisht problemeve shëndetësore që ish-presidenti Carter ka pasur, ku dhe u shtrua në spital 6 muaj më parë, dhe problemeve që bashkëshortja e tij ka pasur me demencën, çifti vazhdon të jetojë bashkë në shtëpinë që ata kanë ndërtuar që në 1961-shin në “Plains, Ga”.

Edhe pse në një moshë mjaft madhore, ku afro po mbush 99 vjeç, Jimmy Carter vazhdon të vëzhgojë aktualitetin politik. Ai madje ka mbajtur qëndrime kritike ndaj ish-presidentit Trump, për faktin se ky i fundit kontestoi zgjedhjet presidenciale të 2021-shit në Amerikë. Carter gjithashtu ka jetuar më gjatë se çdo president tjetër amerikan.

Carter, që shërbeu vetëm një mandat si presidenti i 39 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fitoi dhe çmimin Nobel për paqe në vitin 2002, falë punës së tij për të zgjidhur në mënyrë paqësore konfliktet ndërkombëtare, etj.

Martesa 77 vjeçare e çiftit është për në librat e rekordeve dhe Rosalynn Carter është e dyta “zonjë e parë” më jetëgjatë, pas Bess Truman e cila ndërroi jetë në moshën 97 vjeçare. Vitet duket se kanë provuar më së miri dashurinë e ish-presidentit dhe ish-zonjës së parë.

A. S

Të fundit

Lulzim Basha, kukulla që kurdiset sipas stinës

Në botën plot 'meme' të politikës shqiptare, pak figura kanë arritur të jenë kaq autentike sa Lulzim Basha, i...

Tregjet “mbyten” me marka luksoze. Qytetarët: Paguajmë imitimet si origjinale

Veshja të markave më në zë, çanta "Louis Vuitton" për 40 euro, pantallona "Hugo Boss" me 20 euro, atlete "Easy" për vetëm 30 euro,...

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin, KMSH: Falja do bëhet mëngjesin e të premtes

Kurban Bajrami do të falet mëngjesin e të premtes (6 qershor), në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Njoftimin e ka bërë me dije ditën...

Simone Inzaghi bëhet trajneri më i paguar në botë, ja kush e ndjek

Simone Inzaghi fluturoi drejt Riadit për të nisur një aventure të re në Arabinë Saudite, tek ekipi i Al Hilal. Inzaghi do të firmos...

“Gaza, më keq se ferri në tokë”, s’ka ushqim për banorët e uritur

“Gaza është bërë më keq se ferri në tokë”. Janë fjalët e presidentes së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljaric, e cila...

Lajme të tjera

Web TV