Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është treguar i ashpër teksa ka theksuar se policia nuk do të tolerojë askënd që shkel rregullat e vendosura kundër koronavirusit.
Sipas tij, dhe një person i vetëm mund ta ndërpresë vargun fatal të infektimit nga koronavirusi, ndaj dhe i vetmi vend për shqiptarë duhet të jetë shtëpia.
“Edhe një person i vetëm mund ta ndërpresë vargun fatal të infektimit. Pikërisht për këtë, Policia nuk do të tolerojë ASKËND dhe për ASNJË arsye.
I vetmi vend për shqiptarët deri të hënën në orën 05:00 është ose në shtëpi, ose në shërbim ????♂️”, shkruan Lleshaj.