Padia për rezultatin e zgjedhjeve në Xhorxhia/ Trump pritet të dorëzohet të enjten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump deklaroi së fundmi se po planifikon të dorëzohet të enjten në një gjykatë në shtetin e Xhorxhias për t’u përballur me akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet elektorale pas humbjes së tij në vitin 2020.

Një gjykatës në Atlanta, i cili po mbikëqyr çështjen e ish-presidentit, ka vendosur lirimin me kusht për 200 mijë dollarë.

Marrëveshja thotë se Trump mund të lirohet teksa është në pritje të gjykimit për sa kohë ai nuk përpiqet të kërcënojë dëshmitarët.

Trump ka mohuar 13 akuzat, duke përfshirë edhe deklaratat e rreme.

“I pandehuri nuk do të kryejë asnjë veprim për të frikësuar dëshmitarët”, thuhet në dosjen gjyqësore të hënën.

Kjo gjë u nënshkrua nga Prokurori i Qarkut Fulton, Fani Willis, i cili po mbikëqyr çështjen, dhe avokatët e Trump.

Trump postoi në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social: “A mund ta besoni? Unë do të shkoj në Atlanta, Georgia, të enjten për t’u ARRESTUAR nga një prokuror i qarkut Radikal i Majtë, Fani Willis”.

Ai shkroi gjithashtu se lirimi me kusht tregon se prokurori i qarkut duhet të ketë menduar se ai mund të përpiqet të arratiset nga SHBA.

Jashtë gjykatës janë ngritur barrikada përpara dorëzimit të parashikuar të Trump këtë javë, raporton BBC.

Policia tha të hënën se barrikadat do të qëndrojnë deri të shtunën. 19 të akuzuarit kanë kohë deri në mesditën lokale të së premtes për t’u dorëzuar për procedim.

Trump u akuzua javën e kaluar së bashku me të pandehurit e tij në përpjekje për të fituar gjatë elektoratit të Gjeorgjisë duke ndërhyrë në rezultatet e zgjedhjeve të shtetit pas humbjes së tij në vitin 2020 ndaj demokratit Joe Biden.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV