Vuçiç i kërkon falje Gjermanisë për deklaratën e ministrit serb

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka kërkuar falje Gjermanisë për deklaratën e ministrit të Brendshëm serb, Bratisllav Gashiq, lidhur me hetimet për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç.

“Ne e verifikuam me pjesëtarët e shërbimit gjerman në 20 ditët e mëparshme, që nga pretendimet e Bratisllav Gashiqit se ata po fshehin vrasësit në rastin e Oliver Ivanoviqit, dhe morëm garanci dhe prova se ata nuk po e fshehin këtë informacion”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se, në emër të Gashiqit, kërkon falje për deklaratën, ndërsa shtoi se shpreson se në të ardhmen do të arrihen “rezultate konkrete”.

Më 21 qershor, ministri Gashiq, në një seancë të Kuvendit të Serbisë, tha se autoritetet serbe “e dinë saktësisht” se kush e vrau politikanin serb nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviç.

“Ne e dimë saktësisht se kush është vrasësi dhe kërkuam nga autoritetet gjermane, nën mbrojtjen e të cilëve ndodhet ai njeri për momentin, që të na japin informacione”, kishte thënë ministri serb, teksa përgjigjej në pyetjet parlamentare.

Një ditë më vonë, më 22 qershor, edhe Gashiq në Kuvend tha se nuk e akuzon Gjermaninë për fshehjen e vrasësit të Oliver Ivanoviçit, por tha se deklarata e tij ishte “transmetuar pa pikëpyetje” dhe kjo i kishte dhënë deklaratës së tij kuptim tjetër.

“Ne i pyetëm autoritetet gjermane se nën mbrojtjen e kujt është ai njeri për moment, që të na japin informacion”, tha Gashiq më 23 qershor.

Në transkriptën e seancës së Kuvendit, e cila është publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Serbisë, nuk është vendosur asnjë pikëpyetje në deklaratën e Gashiqit.

Në qershor, qeveria në Berlin hodhi poshtë “insinuatat” e Gashiqit dhe deklaroi se Gjermania nuk e di se kush e vrau politikanin nga Kosova, Oliver Ivanoviç.

Lexo edhe :  Tërmet në Greqi, sa ishte magnituda

Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, para ndërtesës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. Më shumë se pesë vjet pas vrasjes, çështja ende nuk është zbardhur.

Prokuroria Speciale e Kosovës deri më tani ka ngritur tri aktakuza për vrasjen e Ivanoviçit.

Në to nuk ka pasur ndryshime thelbësore dhe aktakuzat përmendin vetëm individë të cilët, siç thuhet, “me vetëdije dhe qëllim kanë ndihmuar grupin kriminal për të kryer veprën penale të vrasjes së Oliver Ivanoviçit”. Nuk bëhet i ditur autori i vrasjes apo porositësi i saj.

Akuza u ngritën ndaj policëve Nedeljko Spasojeviq, Radeta Basara, Zharko Jovanoviq, si dhe ndaj sekretares së Oliver Ivanoviçit, Silvana Arsoviq, dhe Marko Roshiq, shtetas i Mitrovicës së Veriut.

Më 19 tetor të vitit 2022, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe M.M. nga komuniteti serb nën dyshimin se është pjesëtar i “grupit të organizuar kriminal” të lidhur me vrasjen.

Hetimet për vrasjen e Ivanoviçit janë duke u zhvilluar edhe nga Prokuroria Speciale e Serbisë, por ky proces është ende në hetimet paraprake.

Ministria e Drejtësisë e Kosovës dhe e Serbisë nuk bashkëpunojnë, ndërkohë që procedurat në Kosovë kërkojnë ndërmjetësimin e EULEX-it për marrjen e deklaratave të dëshmitarëve./REL

Të fundit

Brokoli, çfarë ndodh në organizëm kur e shijoni çdo dite

Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme nënvizojnë gjithmonë rëndësinë e konsumit të rregullt të perimeve. Ato e furnizojnë organizmin me ushqyes...

Mjafton një filxhan në ditë! Ky çaj shkrin dhjamin e barkut dhe permirëson memorien

Ai është pirë në Kinë për më shumë se 5000 vjet, dhe së fundmi çaji jeshil është bërë i njohur edhe këtu, për shkak...

Korçë, përgatitjet e fundit/ Aktivitete të shumta në natën e ndërrimit të viteve

Për vizitorët e shumtë që kanë zgjedhur Korçën si destinacion, qendra e kulturës dhe artit do ketë një kalendar të pasur artistik, duke filluar...

Hapet unaza e madhe/ Sot nis qarkullimi i mjeteve, lehtësohet trafiku në Tiranë

Unaza e madhe e Tiranes, një nga veprat infrastrukturore me te medha te kryeqytetit hapet këtë 30 dhjetor. Unaza ka njw gjatesi prej 28.7...

Përmet, dhunohen varrezat/ Thyhen 30 varre, policia nis hetimet

Në fshatin Kutal të bashkisë Përmet, persona ende të paidentifikuar kanë kryer një akt vandal duke përdhosur 30 varre në varrezat e zonës. Disa...

Lajme të tjera

Web TV