Baba Mondi uron besimtarët, mesazhi i fortë për politikanët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryegjyshi i Bektashinjëve, Baba Mondi ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Sulltan Novruzit por dha një mesazh dhe për politikanët e vendit. Situata në Shqipëri dhe në të gjithë botën është e vështirë për shkak të koronavirusit dhe besimtarët nuk mund të kryjnë festimet si çdo vit të bashkuar.

Baba Mondi ndërsa uroi besimtarët dha gjithashtu një mesazh dhe për politikanët. Ai tha se politikanët janë njerëz të zakonshëm dhe se do të ndëshkohen sa herë që mendojnë për pasuritë e tyre duke lënë pas nevojat e të tjerëve.

“Hapni sytë se kjo botë është gënjeshtër. Për herë të parë pas vitesh nuk jemi bashkë. Po në komunizëm nuk ishte e njëjta gjë? Jo! Nuk ka vend për ligështi, ne do të festojmë. Edhe të ndarë fizikisht do të jemi të bashkuar shpirtërisht sot e mot. Do lutemi që Shqipëria jonë e vogël që ta kalojmë sa më lehtë. Lutemi që politikanët se janë njerëz të zakonshëm dhe do të marrin ndëshkim saherë që mendojnë për pasurinë e tyre duke lënë pas nevojat tona. Kemi një vend të bekuar që na e ka falur zoti. Motra dhe vëllezër, të festojmë. Sulltan Novruzi të na largojë këtë të keqe dhe të na fali paqe. Zoti iu bekohtë! Amin!”-tha Baba Mondi./Fjala.al

Të fundit

Ndërpritet numërimi në Klos/ Largohen komisionerët e PD: Ka shkelje

Situatë e tensionuar është raportuar në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) Nr. 17 në Klos, ku komisionerët, vëzhguesit...

OSBE-ODIHR raport paraprak: Pati disa incidente, votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë

OSBE-ODHR paraqiti sot një raport ngagjetjet për procesin zgjedhor. “Partia në pushtet përfitoi nga burimet administrative gjatë fushatës, duke krijuar avantazh të padrejtë”, tha përfaqësuesja...

Voto ,zgjidh, kërko llogari!

Nga Mentor Kikia Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën! A e përdori PS pushtetin, infrastrukturën, administratën e qeverisë së saj për...

Drejtori i spitalit të Lushnjës në SPAK për blerje votash

Drejtori i spitalit të Lushnjës, Roland Ziu dyshohet për blerje votash. Policia e Fierit ka referuar në Prokurorinë e Fierit materialet për veprën penale...

Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, arrestohet 40-vjeçari i dënuar në Itali

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar në aeroportin e Rinasir, i cili ka tentuar të hyjë në Shqipëri me identitet flas. Shërbimet e Policisë...

Lajme të tjera

Web TV